Rama – Topi, dakord për koalicion, negociatat vazhdojnë

Rama – Topi, dakord për koalicion, negociatat vazhdojnë

72
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, me cilësinë edhe të kryetari të Partisë Socialiste, u takua sot me Bamir Topin, kreun e Frymës së Re Demokratike, me të cilin diskutoi rreth bashkëpunimit për zgjedhjet e pritshme vendore.
Në përfundim të këtij takim, i cili zgjati për mbi një orë, dy krerët e dy partive të spektrave të ndryshme, ranë dakord të jenë në të njëjtin koalicion, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, ndërsa negociatat do të vazhdojnë, për të specifikuar termat e bashkëpunimit.
Duke e konsideruar bashkëpunimin si arritje për politikën, Rama u shpreh në përfundim të takimit se, “ka hapësirë bashkëpunimi, pasi përpara kemi zgjedhjet vendore, megjithëse kemi të bëjmë me një rast specifik. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim”, shtoi Rama.
Ndërsa kryetari i FRD-së tha për mediat se, iu përgjigj ftesës së Ramës për negociata.
Ai kritikoi administrimin e deritanishëm të pushtetit vendor dhe theksoi se “ne jemi për komunikim, ndaj në këtë takim shtruam për diskutim çështje parimore”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY