Drejtoi i Policisë dhe shefi i Komisariatit të Kukësit, rrihen midis tyre

Drejtoi i Policisë dhe shefi i Komisariatit të Kukësit, rrihen midis tyre

213
0
Shares

Një konflikt ka përfshirë Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës. Shefi i Komisariatit Adriatik Huti është përplasur fizikisht me Drejtorin e Policisë Alban Çela ditën e djeshme. Për këtë arsye Ministria e Brendshme ka thirrur me urgjencë për të dhënë shpjegime për ngjarjen, Shefin e Komisariatit të Kukësit, Hutin. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur, se do të ketë masa disiplinore për personat e përfshirë në këtë konflikt, pas verifikimeve dhe pretendimeve që kanë të dy palët.
Ende nuk dihet shkaqet që kanë çuar në këtë konflikt, ndërsa mësohet se Adriatik Huti, edhe më herët ka pasur konflikte me punonjës dhe shefa sektorësh në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Konflikti mes palëve, që ka nisur fillimisht me debate dhe mendohet se ka përfunduar edhe në përplasje fizike ka zgjatuar disa orë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY