Edi Paloka listë të gjatë provash në gjyqin kundër Edi Ramës

Edi Paloka listë të gjatë provash në gjyqin kundër Edi Ramës

60
0
Shares

Edi Paloka ka paraqitur një liste të gjatë me prova, që sipas tij faktojnë akuzat e bëra ndaj Ramës, për lidhje me bandat dhe krimin. Seanca e sotme gjyqësore mes Edi Ramës dhe të paditurit prej tij për shpifje Edi Paloka që akuzoi kreun e qeverisë për lidhje me bandat e krimit, ka vijuar me paraqitjen e provave. Mbrojtja e Edi Ramës, sikundër edhe në seancat e shkuara deklaroi se nuk ka asnjë provë konkrete për akuzat e bëra në adresë të kryeministrit.
Seancën e sotme, vjen pas dështimit të pajtimit mes tyre në seancën e shkuar. Ndërkohë që Gjykata pasi ka marrë provat ka vendosur se do të shprehet lidhur me to në datën 10 prill.


Provat e Edi Palokës
– CD me thëniet e Ramës kur ishte lider i opozitës, kur pretendonte persona të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të lartë të Policisë të lidhur me kupolën e krimit.
– Fotoja e një prej personave të pranishëm në përplasjen me armë te Rruga e Kavajës, që del nga selia e PS. Thëniet e Erzen Breçanit në lidhje me arrestimin disa herë të Shullazit dhe një nga rastet, ai i vitit 2011, ku ka shkaktuar një incident gjatë një aktiviteti të PS. (“Breçani ka pohuar se e ka parë Shullazin në atë kohë të hipë në makinën e ministrit aktual të Brendshëm. Ky fakt nuk është përgënjeshtruar nga askush”, thanë avokatët).
– Deklarata e Ambasadës Amerikane, 2 mars 2015, ku përshëndet përjashtimin e Tom Doshit nga Grupi i PS.
– Një botim i gazetës “55” në vitin 2012 në lidhje me disa përgjime të kryera nga drejtësia italiane ku dy anëtarë për llogari të “bandës së Lushnjës”, përmendin se Rama është i lidhur me krimin.
– Deklaratat e ish­deputetit Dritan Prifti, që etiketon Ramën si person që konsumon lëndë narkotike. Ne e marrim të mirëqenë këtë fakt, pasi nuk është përgënjeshtruar dhe as akuzuar Prifti.
– Deklaratat e PD për denoncimin e dënimeve të dhëna në Itali ndaj deputetit Arben Ndoka.
– Vendimi i Gjykatës Administrative të Shullazit kundër Ministrisë së Financave për shpërblim burgimit të padrejtë, i cili nuk është ankimuar nga Ministria.
– Denoncimi i Tom Doshit për një tentativë vrasjeje ndaj tij. Edhe pse ka qenë në dijeni, Rama nuk ka kallëzuar.
– Deklarata e Tahirit, 4 mars 2015, për hetimin, sipas tij, të farsës, ku pranon të jetë takuar me persona të inkriminuar, të cilët nuk i ka kallëzuar, apo referuar.
– Dokumenti policor sekret i publikuar në media, që një deputet i rëndësishëm i mazhorancës ka fshehur në automjetin e tij nga kontrolli policor një person të dyshuar si trafikant të lëndëve narkotike.
– Rezoluta e nënshkruar në dhjetor 2014 në lidhje me dekriminalizimin e Kuvendit.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY