KRIMET E RËNDA JAPIN “PAFAJËSI” PËR ARBEN FRROKUN

KRIMET E RËNDA JAPIN “PAFAJËSI” PËR ARBEN FRROKUN

67
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda shpall të pafajshëm Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Vëllai i deputetit Mark Frroku, i akuzuar edhe ai për disa vepra penale, fitoi sot pafajësinë, pas 48 seancash gjyqësore dhe rreth 134 muaj gjykim.
Pesë gjyqtarët e kryesuar nga Dritan Hallunaj, pasi dëgjuan dy ditë më parë mbrojtjen dhe të pandehurin Arben Frroku që kërkoi drejtësisë dhe pafajësi u tërhoqën për marrjen e vendimit dhe pas shqyrtimit të provave pafajësinë për Frrokun.
Ndërkohë 10 ditë më parë Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi gjykatës dënimin e Frroku me burgim të përjetshëm. Prokuroria thotë se është provuar se i pandehuri Frroku është njëri prej ekzekutorëve të Lamajt më 24 shkurt të 2013 në Tiranë. Pretenca u lexua gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por Frroku nuk ishte i pranishëm dhe  përfaqësohej nga avokatët e tij, Gjokutaj dhe Prendi. Prokuroria e bazoi akuzën e saj në dëshmitarin e mbrojtur, i cili besohet se ka parë automjetin nga u qëllua komisari Dritan Lamaj. Dy provat më të qarta që e bënin Frrokun fajtor, sipas Prokurorisë ishin veshja e tij.
Seancën e kaluar, Arben Frroku kërkoi pafajësi, megjithëse akuzohet nga prokuroria për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, pasditen e 24 shkurtit të vitit 2013, në Tiranë. Vëllai i deputetit Mark Frroku, i vetmi i arrestuar për këtë çështje, ka kërkuar edhe drejtësi, ndërsa sipas akuzës, të gjitha provat e mbledhura nga hetimi gjyqësor flasin kundër të pandehurit. Në seancën e kaluar dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Tonin Prendi lexuan konkluzionet përfundimtare, ku në fund kërkuan pafajësi për klientin e tyre. Sipas avokatëve, Arben Frroku nuk e ka vrarë Dritan Lamajn, pasi ai nuk ishte në Tiranë në momentin e vrasjes, por rrugës për në Kapshticë. Mbrojtja kundërshtoi edhe eksperimentin hetimor, megjithëse e kërkoi vetë.
Vrasja e Dritan Lamaj për të cilën ishte nën gjykim si i akuzuar, Arben Frroku, ka ndodhur në datën 24 shkurt 2013, rreth orës 18:25, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, blloku i banesave “Vasil Shanto” Tiranë, ku kryekomisari u qëllua me armë automatike, brenda në mjetin e tij, tip “Lancia” me targa TR 2564 N. Në momentin që Dritan Lamaj po parkonte mjetin, është qëlluar me breshëri. Frroku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të paidentifikuar më pas është larguar nga vendngjarja.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY