Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Obama: Marrëveshja i mbyll Iranit shtegun e prodhimit të armëve bërthamore

03/04/2015
Obama: Marrëveshja i mbyll Iranit shtegun e prodhimit të armëve bërthamore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Barak Obama e përshëndeti marrëveshjen kornizë për të kufizuar programin bërthamor të Iranit dhe filloi fushatën për ta reklamuar atë përpara publikut amerikan si dhe përpara kongresit të kontrolluar nga republikanët, shumë prej të cilëve janë treguar skeptikë madje mospërfillës ndaj negociatave me Teheranin.
Presidenti Obama me një pamje të kënaqur u shfaq dje pasdite para gazetarëve për të njoftuar se synimi i kërkuar nga Amerika prej dekadash mund të arrihet së shpejti nëse marrëveshja përfundimtare realizohet.
“Kjo kornizë do të mbyllte çdo shteg që Irani të mund të prodhojë armë bërthamore. Irani do të përballet me kufizime të rrepta mbi programin e tij. Irani ka rënë dakord gjithashtu për inspektimet më të fuqishme dhe më transparente të negociuara ndonjëherë për ndonjë program bërthamor në histori”, tha Presidenti Obama.
Obama foli me hollësi mbi kufizimet përsa i përket materialeve atomike që do të mund të mbajë Irani dhe vendet ku ato do të mund të mbahen. Ai theksoi disa herë se marrëveshja do të bazohet te verifikimi, jo tek mirëbesimi.
“Nëse Irani mashtron, bota do ta kuptojë. Nëse ne shohim diçka të dyshimtë, do të inspektojmë. Me këtë marrëveshje, Irani do të përballet me më shumë inspektime se çdo vend tjetër në botë.”
Sondazhet kanë treguar se amerikanët janë të hapur për një zgjidhje me negociata të çështjeve bërthamore me Iranin. Por jo të gjithë ligjvënësit e mbështesin këtë. Muajin e kaluar, 47 senatorë republikanë i dërguan një letër të hapur Iranit, ku premtonin se do t’i vinin veton çdo marrëveshjeje për këtë qëllim.
Pas lajmit të djeshëm, autori i letrës, senatori Tom Cotton, tha se marrëveshja kornizë është një listë lëshimesh të rrezikshme që da ta vinin Iranin në rrugën e prodhimit të armëve bërthamore.” Në një deklaratë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha se Kongresi duhet të shqyrtojë plotësisht hollësitë e çdo marrëveshjeje para se të hiqen sanksionet kundër Iranit”.
Presidenti Obama e mirëpriti debatin por u përpoq ta ruajë marrëveshjen nga kritikat e ashpra.
“Vërtet mendoni se kjo marrëveshje e verifikueshme, nëse zbatohet plotësisht, e mbështetur nga fuqitë e mëdha të botës, është një alternativë më e keqe se rreziku i një tjetër lufte në Lindja e Mesme?”, pyeti Presidenti Obama.
Eksperti bërthamor James Acton i cili ka qenë skeptik për negociatat, thotë se është i befasuar nga rezultati.
“Nuk mund të parashikoj se çfarë do të bëjnë ligjvënësit. Ne të gjithë e pranojmë se ligjvënësit janë të motivuar shpesh nga politika e jo nga teksti i marrëveshjes. Nëse ata e gjykojnë marrëveshjen për anët e saj pozitive, ajo e meriton të mbështetet”.
Presidenti theksoi se marrëveshja nuk do të fshijë mosbesimin mes Uashingtonit dhe Teheranit. Por, në një kohë konfliktesh, si Ukraina, Siria apo Jemeni që e kanë vënë në provë politikën e jashtme të administratës, zoti Obama, laureat i çmimit Nobel të Paqes, është shumë pranë një marrëveshjeje historike që, në qoftë se del me sukses, mund të çimentojë trashëgiminë e tij në skenën botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

26/05/2026
Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

26/05/2026
SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

Ergys Kastrati alias “Bishnja” dhe Igli Kamberi në krye të grupit, hetimi që nisi në Murriqan

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

26/05/2026
Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

26/05/2026
SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

Ergys Kastrati alias “Bishnja” dhe Igli Kamberi në krye të grupit, hetimi që nisi në Murriqan

26/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.