Azili drejt Gjermanisë, çdo ditë largohen nga Kukësi 10 familje

Azili drejt Gjermanisë, çdo ditë largohen nga Kukësi 10 familje

79
0
Shares

Azili drejt Gjermanisë, pas Vlorës, ka prekur edhe qarkun e Kukësit, një ndër më të varfrit në vend. Sipas ekspertëve që merren me përkthimin e dokumentacioneve, ccdo ditë nëpër zyra kontaktojnë me të paktën 10 familje që synojnë largimin drejt Gjermanisë, për të kërkuar azil.
Ndonëse e dinë që do jetojnë në një kamp, sërish largimet janë masive, sidomos 4 muajt e fundit.
Fenomeni është vërejtur edhe në filialin e Universitetit të Tiranës në Kukës, ku vetëm gjatë muajve të fundit janë larguar nga auditoret më shumë se 30 studentë.
Largimet masive, kanë qenë prezente gjatë 15 viteve në Qarkun e Kukësit, por 4 muajt e fundit shifrat janë rritur shumë. Epidemia e largimeve muaj më parë preku dhe Vlorën, ku u arrestua dhe pronari i një kompanie udhëtimesh, që dyshohet si organizuesi, me qëllim përfitimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY