Tenderi 2 miliardësh i pastrimit të Tiranës, nipi i deputetit socialist përplas...

Tenderi 2 miliardësh i pastrimit të Tiranës, nipi i deputetit socialist përplas Bashkinë me APP

80
0
Shares

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Prokurimit Publik janë përplasur për një prej tenderave për pastrimin e kryeqytetit. Shkak është bërë operatori i skualifikuar, administrator i të cilët është nipi i deputetit socialist Sadri Abazi.
Një prej 6 tenderave për pastrimin e kryeqytetit ka shkaktuar përplasje midis Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.
Bëhet fjalë për pastrimin e pjesës perëndimore 3 të qyetit të Tiranës me fond limit 198 milionë e 942 mijë e 494 lekë pa TVSH.
Në datën 27 tetor të vitit të kaluar Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të bashkisë përzgjodhi 3 nga 8 kompanitë në garë. Një prej 5 të skualifikuarëve ishte dhe Operatori ekonomik ”Alko Impex General Construction” shpk. me administrator abazi, nipi i deputetit sadri abazi. Ky operator është njoftuar elektronikisht në datën 15 nëntor 2014 për skualifikimin e tij në këtë procedurë prokurimimi. Arsyet ishin të shumta.
Operatori ekonomik i nipit të deputetit Sadri Abazi i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik.
Ky i fundit i hedh poshtë të gjitha pretendimet e bashkisë së Tiranës. Në fund vendos kualifikimin e tij. Ky vendim mbeti i pandryshuar për komisionin e prokurimit publik edhe pas ankesave të operatorëve të kualifikuar dhe Bashkisë së Tiranës.
Por Bashkia e Tiranës këmbëngul në parregullsitë e kompanisë që administron nipi i deputetit Sadri Abazi. Përplasjet vazhdojnë për fondin e pastrimit rreth 1 miliardë e 98 milionë lekë vetëm për një vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY