Liqeni i Ohrit “i mbjellë” me predha nga Lini në Tushemisht

Liqeni i Ohrit “i mbjellë” me predha nga Lini në Tushemisht

581
0
Shares

Në liqenit e Ohrit ka prani të madhe të predhave dhe minave të ndryshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Një grup prej tre eksploruesish shqiptaro-maqedonas janë duke u marrë me saktësimin e të gjitha zonave nga fshati Lin deri në Tushemisht ku mendohet se ka predha, të cilat janë hedhur nga avionët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ideja për këtë projekt është këtu e 15 vite më parë. Projekti përfshin zhytjen në rreth 80 kilometra të liqenit të Ohrit. Thellësia që në zhytemi është nga 5 deri në 15 metra. Prania e predhave është identifikuar në një pjesë të zonave të populluara gjatë stinës së verës. Por pas identifikimit Ministria e Mjedisit duhet të ndërhyjë për largimin e tyre. Prania e këture bombave është shumë e rrezikshme, sepse ato nuk janë në thellësi të mëdha dhe është shumë e rrezikshme si për turizmin dhe për banorët.
Zhytësit e shoqatës “Amfora”, në bashkëpunim me zhytësit e shoqatës së Pogradecit, “Dragoi”, po identifikojnë të gjitha mbetjet e predhave të Luftës së Dytë Botërore. Tre eksplorues filmojnë, por dhe bëjnë fotografi zonat me prani predhash dhe minash për t’i paraqitur me pas ministrive të linjës, asaj shqiptare dhe maqedonase me qëllim pastrimin e krejt liqenit të Ohrit nga predhat që mbeten rrezik serioz për jetën e banorëve, por dhe pushuesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY