Panairi ndërkombëtar i makinave në Nju Jork, teknologjia kapërcen kufijtë e imagjinatës

Panairi ndërkombëtar i makinave në Nju Jork, teknologjia kapërcen kufijtë e imagjinatës

71
0
Shares

Çdo vit, kompanitë e prodhimit të makinave nga mbarë bota mblidhen në Nju Jork për të treguar makinat e tyre më të reja dhe më të mira. Panairi i sivjetshëm pasqyroi natyrën e shkrirjes së teknologjisë së lartë për drejtuesin e automjetit së bashku me shumë karakteristika të reja që lidhen me komunikimin, si kontrolli i telefonave inteligjentë dhe funksionet e kompjuterizuara të sigurisë.
Në panairin e këtij viti në Nju Jork, gjëja më e re që të binte në sy ishte ndërthurja teknologjike. 
“Po sikur shikimi të ishte më i mirë natën me ndihmën e teknologjisë së fenerave?  Po sikur makina të ndihmonte të parkoje në vende të ngushta? Dhe të mos kesh më nevojën të mbash mend vendin e parkimit?”, thotë Kumal Galhorta, president i kompanisë “Lincoln”. 
Kjo bëhet përmes lidhjes së makinës me telefonat inteligjentë. Aplikacioni i Linkolnit mundëson ndezjen e motorit nga larg, ndezjen e ajrit të kondicionuar dhe madje edhe vendndodhjen e makinës.
Toyota shkon edhe një hap më tej kur flitet për lidhjen e makinës me telefonat inteligjentë.
“Ka karikim ëirelss, domethënë mund të karikosh telefonin në makinë pa e lidhur me tela duke e vënë mbi një sipërfaqe të caktuar për karikim”, shprehet Maggie Clark e kompanisë “Toyota”.
Prirja ma e madhe këtë vit është ndërthurja e teknologjisë me sigurinë.
“Sistemi ynë zbulon praninë e kalimtarëve. Nëse dikush del para makinës, sistemi e zbulon dhe alarmon shoferin. Nëse shoferi nuk vepron, sistemi e ndal vet makinën”, sqaron të një tjetër risi, Jesse Ortega shef i inxhinierisë për linjën e prodhimit të tipit “Malibu” nga kompania “Chevrolet”.
Ndërsa sistemi i vëzhgimit për aksidente gjendej kryesisht te makinat luksoze, “Chevrolet”-i dhe kompani të tjera kanë filluar ta integrojnë në makinat e tyre. 
“Toyota” planifikon të integrojë sistemin për sigurinë në të gjitha makinat gjatë dy viteve të ardhëshme. 
“Do të ketë karakteristika të ndryshme si një sistem për parlajmërimin para përplasjes dhe ndryshimin e korsive. Kjo ndihmon shoferët të jenë më të sigurtë, dhe kalimtarët. Pra drejt një epoke pa viktima në trafik”, tregon një pjesë të ëktij projeki, Bill Fey, menaxher për shitjen i kompanisë “Toyota”.
Ekspertët e industrisë thonë se konkurrenca në karakteristikat e teknologjisë së lartë ka nxitur prodhuesit të ecin përpara me teknologji që kalon përtej imagjinatës dhe në disa raste redukton viktimat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY