Të rinjtë, punësimin në sektorin publik e konsiderojnë si “pushim në zyrë”

Të rinjtë, punësimin në sektorin publik e konsiderojnë si “pushim në zyrë”

56
0
Shares

Të rinjtë në Kosovë, pas përfundimit të studimeve, më tepër dëshirojnë punësimin në sektorin publik se sa në atë privat. Për këtë të rinjtë kanë edhe argumentet e tyre, sipas të cilave, sektori publik vazhdimisht favorizohet nga Qeveria, pagat janë më të larta, kontrata më të sigurta, kushtet për punë janë më komode, nuk punohet ditëve të fundjavave, por as për festat zyrtare.
Madje, ka nga ta që punën në institucionet shtetërore e konsiderojnë “pushim në zyre”, pasi numri i punonjësve është shumë i madh dhe nuk ka punë të lodhshme.
Sipas shifrave zyrtare, në Kosovë janë të punësuar mbi 302 mijë persona, nga kjo shifër 80 mijë në sektorin publik, të cilët marrin pagë mesatare 441 euro në muaj, kurse në sektorin privat janë të punësuar mbi 222 mijë punëtorë, paga mesatare e të cilëve është 228 euro në muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY