Legalizimet, përfituesit 10 ditë afat për regjistrimin pa gjobë në ZVRPP

Legalizimet, përfituesit 10 ditë afat për regjistrimin pa gjobë në ZVRPP

91
0
Shares

Të gjithë personat që kanë gati lejen e legalizimit duhet ta dorëzojnë atë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda 10 ditëve nga data e tërheqjes nga zyrat e ALUIZNI-t. Nga ana e tyre, Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i vënë në dispozicion  një numër protokolli pronarit,në momentin e dorëzimit prej tij, të dokumenteve. Tarifa për shërbimin e vendosur nga Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është 5.000 lekë, ndërkohë që është i rëndësishëm, respektimi i afatit 10-ditor, sepse, për çdo ditë vonesë është caktuar një kamatëvonesë prej 10 për qind. Kërkesa e aplikuesit duhet të shqyrtohet brenda një afati 15-ditor. Mosplotësimi i këtij afati ngarkon me përgjegjësi Regjistruesin e ZVRPP-së. Në asnjë rast nuk lejohet të bëhet akt-verifikimi dhe t’i dërgohet qytetarit. Për çdo paqartësi apo mangësi në dosje, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të komunikojë me shkrim me Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t.
Pas kësaj procedure, është përgjegjësia e ALUIZNI-t, për të dorëzuar dorëzon në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,  dosjen e plotë, së bashku me numrin e protokollit që shërben për lidhjen mes dosjes dhe poseduesit të lejes së legalizimit. Dokumentacioni teknik dhe ligjor paraqiten nga Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI- t në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për çdo pasuri të paluajtshme që legalizohet (qytetar, subjekt, firmë ndërtimi etj.). Po kështu, Zyra vendore e ALUIZNI-t do të lajmërojë qytetarin që të paraqitet në sportelet e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të aplikuar.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY