PD sot negociata me aleatët, ngushtohet lista e kandidatëve për bashkinë e...

PD sot negociata me aleatët, ngushtohet lista e kandidatëve për bashkinë e Tiranës

53
0
Shares
Foto Arkiv

PD-ja ende nuk e ka finalizuar listën e kandidatëve për njësitë vendore, ndërsa për Tiranën lista ka zbritur në katërt emra të mundshëm për garën e kryebashkiakut. Ndër 11 emra të përfolur dhe të votuar nga sondazhet e fundit, PD-ja duket se do e zgjedhë kandidatin e saj për bashkinë e Tiranës mes emrave të Grida Dumës, Jorida Tabakut, Halim Kosovës dhe Besnik Aliajt.
Do të jetë kryesia e PD-së, e cila, pas ditës së sotme, të paralajmëruar si dita e fundit e përfundimit të bisedimeve me aleatët, do të përzgjedhë midis katër emrave për Tiranën.
Ndërkohë, mësohet se PD do të vijojë negociatat sot me PR-në dhe PLL-në. Negociatat pritet të mos jenë të lehta për shkak të kushteve që kanë vendosur këto dy parti. Ndërsa PR kërkon kandidatin e bashkisë së Durrësit, ta përzgjedhë ajo, PD-ja është kundër për emrin e Agron Dukës të propozuar nga kjo parti, përpos edhe emrave të mundshëm të kandidatëve të saj, Arqile Goreja e Ardian Muka. Po kështu edhe PLL, ka kërkuar si zonë të lirë, bashkinë e Matit, një kërkesë kjo, që nuk i vjen për shtat PD-së.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY