Kandidatura e Tiranës për Gjergj Bojaxhi, testi 15 përqindësh për të formuar...

Kandidatura e Tiranës për Gjergj Bojaxhi, testi 15 përqindësh për të formuar një parti

71
0
Shares

Gjergj Bojaxhi është kandidatura e parë zyrtare për kryebashkiak i Tiranës. Këtë e ka konfirmuar vetë në një dalje publike para medieve, të para disa ditëve.
Përpos ambicies për kryebashkiak të kryeqytetit, projekti i ri politik, i nisur me garën për Tiranën, mësohet se do të jetë një test për ecurinë në vazhdim të këtij projekti.
Janë  pjesëtarë të stafit të tij elektoral të cilët kanë zbuluar se, gara e Gjergj Bojaxhi për bashkinë e Tiranës do të jetë trampolinoja prej së cilës ai do të kërcejë drejt formimit të një partie të tij. Por kjo varet nga rezultati që ai do të marrë për Tiranën në zgjedhjet vendore të 21 qershorit të këtij viti.
Të njëjta burime nga stafi i tij, bëjnë të ditur edhe “kufirin”, e pritshmërisë, që do të kënaqë Bojaxhiun, për të ndërmarrë hapin, për krijimin e një partie të re. Sipas të njëjtave burime, ky kufi do të jetë 15 për qind e të gjitha votave të bashkisë së Tiranës. Një rezultat i përafërt në këto kufi, do të përbëjë inspirim për Gjergj Bojaxhinë, që të mendojë e fillojë krijimin e një partie.
Ambicien tjetër të ti për krijimin e një partie të re, nuk e ka fshehur as vetë Gjerjg Bojaxhi. Në një intervistë të tijën, ditën e shpalljes së kandidaturës, për “Zërin e Amerikës”, ai nuk e ka fshehur vijueshmërinë  e projektit të tij politik. I pyetur në këtë intervistë nëse “Projekti juaj nis dhe përfundon këtu me këtë garë?…”, ai pranoi se, “për sa kohë qytetarët e Tiranës japin një mesazh të qartë që e duan këtë lloj ndryshimi, e duan një qeverisje tjetër, një qeverisje ndryshe, ne nuk do e ndalojmë punën tonë derisa kjo të bëhet realitet, në Tiranë dhe në Shqipëri, pse jo”.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe në një tjetër intervistë, për “Tonight” të Ilva Tares, ku pranoi se, “nëse qytetarët e Tiranës do na japin një votëbesim kaq të madh, unë nuk kam pse të përjashtoj faktin që nesër mund të lindi një lëvizje qytetare e re, qoftë nga ky projekt, qoftë nga diçka tjetër për të marrë një nisëm më të madhe në nivel kombëtar, por objektivi im primar është gara për bashkinë e Tiranës, në mënyrë që unë t’i ofroj qytetarëve të Tiranës një alternativë qeverisje ndryshe”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY