Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbërrin ekpertiza gjermane: Në Xibrakë prodhohej kokainë

06/04/2015
Mbërrin ekpertiza gjermane: Në Xibrakë prodhohej kokainë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekspertizës gjermane ka konfirmuar se në lëndën e sekuestruar në laboratorin e Xibrakës ka sasi kokaine. Kjo konfirmohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila sqaron se dy ditë më parë në Shqipëri ka mbërritur përgjigjia e analizave të kryera nga pala gjermane, e cila ka ekzaminuar pjesë nga materili përzjerës i sekuestruar në Xibrakë.
Pesë ekspertë gjermanë morën mostrat e drogës së sekuestruar dhe pas analizave të kryera konfirmojnë përpunimin e kokainës në laboratorin e Xibrakës.
Sipas kësaj ekspertize, mësohet se që nga marsi i vitit 2014 Inspektorati Qendror për Krimet në Gëtingen (ZKI Göttingen) nën drejtimin e Prokurorisë së Hanoverit, Zyrës Qendrore për Çështje Penale në Fushën e Narkotikëve, po kryen hetime në mbulim në ngarkim të një rrjeti ndërkombëtar trafiku lëndësh narkotike, i cili dyshohej që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë. Fillimisht hetimet nisën në ngarkim të një shtetasi shqiptar 46-vjeçar, i cili banonte përkohësisht në Hameln, si edhe një 47-vjeçareje nga Bodenverderi (Bodenwerder), e dyshuar si bashkëpunëtore e tij. Pasi në vjeshtën e vitit 2014 u shtuan dyshimet që baza e kokainës ndodhej në Shqipëri, autoriteteve të atjeshme iu dërgua një kërkesë për mbështetje, duke u përcjellë edhe informacionet e nevojshme. Hetimet në Shqipëri çuan në zbulimin e një laboratori të madh kokaine në një kompleks ndërtesash të veçuara dhe të ruajtura me masa shumë të larta sigurie në afërsi të qytetit të Elbasanit.
Në datën 14. 01. 2015 njësitë speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar kryen kontrolle ndër të tjera edhe në këtë objekt. Gjatë kontrolleve të kryera u arrit të sekuestroheshin në një automjet rreth 20 kg kokainë e pastër. Më tej, autoritetet shqiptare sekuestruan edhe disa armë, midis të cilave një armë automatike, para’ në monedha të ndryshme me një vlerë totale prej mbi 400.000 eurosh si edhe disa automjete dhe sasi të mëdha kimikatesh. Nga hetimet paraprake dyshohet që kokaina është përzier në Amerikën e Jugut me substanca të parrezikshme dhe pas mbërritjes përftohej sërish në Shqipëri. Dyshohet që laboratori i kokainës ka funksionuar prej disa muajsh. Ende vazhdojnë hetimet për të zbuluar se sa drogë mund të jetë prodhuar gjithsej në laborator.
Në Shqipëri u arrestuan 11 shtetas. Ndër të arrestuarit janë edhe dy kolumbianë si edhe 46-vjeçari nga Hamelni. Përveç tyre u arrestua edhe njëri nga nipërit e ish¬diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Me sa është bërë e ditur, pjesa më e madhe e të akzuarve në Shqipëri ka marrë masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet e autoriteteve shqiptare i mbështetën atje edhe një prokuror i Prokurorisë së Hanoverit, oficerë krimesh të Inspektoratit të Gëtingenit dhe Policisë Federale Kriminale si edhe ekspertë të Zyrës Kriminale të Landit Nidersaksen. Të mërkurën në Hameln dhe Bodenverder u kontrolluan banesat e 46-vjeçarit dhe 47-vjeçares së dyshuar si bashkëpunëtore e tij. Hetimet vazhdojnë. Informacione të mëtejshme mund të merren pranë Prokurorisë së Hanoverit
Më 14 janar të këtij viti Policia e Shtetit në operacionin e koduar “Xibraka” prangosi 9 persona, dhe sekuestroi rreth 40 kg kokainë të pastër dhe afro 400 kg perzjerës.
Mes të arrestuarve në këtë operacion ishte dhe Emral Hoxha nipi i ish diktatorit Enver Hoxha si dhe dy shtetas kolumbian të cilët ishin sjellë në Shqipëri për të kryer procesin e përpunimit dhe përftimit të kokainës. Aktualisht hetimet për këtë laborator mbeten të hapura ndërsa 9 të arrestuarit qëndrojnë me masën e sigurisë arrest me burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.