Dosja sot në Gjykatë, Prokuroria apelon lirimin e Arben Frrokut

Dosja sot në Gjykatë, Prokuroria apelon lirimin e Arben Frrokut

78
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzon sot në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dosjen për të kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë për pafajësinë e biznesmenit Arben Frroku. Kërkesa për apelimin e vendimit është e bazuar në dy dëshmi të rëndësishme që sipas Prokurorisë vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut.
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli disa ditë më parë, të pafajshëm Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Prokuroria për Krime të Rënda i kishte kërkuar gjykatës dënimin e Frroku me burgim të përjetshëm. Prokuroria tha se është provuar se i pandehuri Frroku është njëri prej ekzekutorëve të Lamajt më 24 shkurt të 2013 në Tiranë. Prokuroria e bazoi akuzën e saj në dëshmitarin e mbrojtur, i cili besohet se ka parë automjetin nga u qëllua komisari Dritan Lamaj. Ndërsa Arben Frroku kishte kërkuar pafajësi. Sipas avokatëve, Arben Frroku nuk e ka vrarë Dritan Lamajn, pasi ai nuk ishte në Tiranë në momentin e vrasjes, por rrugës për në Kapshticë.
Vrasja e Dritan Lamaj për të cilën ishte nën gjykim si i akuzuar, Arben Frroku, ka ndodhur në datën 24 shkurt 2013, rreth orës 18:25, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, blloku i banesave “Vasil Shanto” Tiranë, ku kryekomisari u qëllua me armë automatike, brenda në mjetin e tij, tip “Lancia” me targa TR 2564 N. Në momentin që Dritan Lamaj po parkonte mjetin, është qëlluar me breshëri. Frroku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të paidentifikuar më pas është larguar nga vendngjarja.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY