Dy sindikatat e mësuesve kanë dalë kundër Ministrisë së Arsimin dhe Sporteve (MAS), për sa i përket çështjes s kontratave të mësuesve. Sindikatat paralajmërojnë se në qoftë se, brenda datës 30 prill, MAS nuk nënshkruan kontratat, ata do të zhvillojnë grevë nga 1 orëshe deri në pa afat.
“Brenda 30 prillit MAS të nënshkruajë kontratën. Kundërshtojmë çdo testim që bie ndesh me ligjin. Për kërkesat, do të shkojmë në mas më 10 prill. Më 20 prill, grevë 1 orëshe në sistemin para-universitar. Më 27 prill do kalojmë grevë pa afat nëse s’ka kontrata”, shprehen sindikatat.
Reagimi i sindikatave, erdhi pasi ky vit akademik, ka nisur pa kontratën kolektive për rreth 38 mijë mësuesit në sistemin arsimor. Kontrata e nënshkruar nga dy sindikatat më të përfaqësuara Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, pas 4 viteve në fuqi ka përfunduar në dhjetor të 2014. Sindikatat denoncojnë këtë zvarritje të Ministrisë së Arsimit për rinegocimin e një kontrate të re. Po sipas këtyre burimeve kjo zvarritje bëhet pa pasur argumente ndërkohë që arsimtarët për herë të parë janë duke punuar pa kontratën e nënshkruar.
Në fakt Ministria e Arsimit duke ditur përfundimin e kësaj kontrate ka kontaktuar me dy sindikatat 6 muaj para se të përfundonte kontrata për rinegociim. Madje në janar është vendosur në Drejtoritë Arsimore dhe Zonale njoftimi për mësuesit për rishkrimin e kësaj kontrate, ndërsa nga ana tjetër në ministri është ngritur edhe komisioni përgjegjës, por ende pa asnjë rezultat konkret. Zvarritja e kësaj kontrate sipas zërave opozitarë bëhet për ndryshimin e kushteve dhe zhvillimin e konkurseve për mësuesit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/