Vlorë, 3 të vrarë 1 i plagosur për një femër

Vlorë, 3 të vrarë 1 i plagosur për një femër

53
0
Shares

Një krim i katërfishtë ka ndodhur pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës, ku janë ekzekutuar me armë zjarri tre persona dhe një i katërt është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole”, pranë një lokali. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit. Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.15. Tre të vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i përplasjes me armë të ndodhur në lagjen “24 Maji” e njohur ndryshe si lagjja “Çole” në Vlorë.
Krimi ndodhi në një lokal. Një person ka hyrë fillimisht në lokal dhe më pas ka dalë prej aty dhe ka hipur në makinë. Më pas ka pasur përplasje me arme mes personave që kanë hipur në makinë dhe personave që ndodheshin në lokal  të shtëna me armë.
Dy viktima janë gjetur në lokal, ndërsa personi i tretë, i cili mendohet se është pjesëtar i palës tjetër të konfliktit ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
I plagosuri është identifikuar si Aleksandër Llanaj. Ndërsa viktimat janë Alfred Velaj, Haki Rakipi, Albi Limaj, i cili gjeti vdekjen në spital.

Policia
Burime nga policia e Vlorës thanë se shkak për vrasjen e ndodhur në lagjen Ccole të Vlorës është konflikti për një femër.
Policia e Vlorës ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dy armë me të cilat kanë qëlluar dy grupet.
Policia arriti të ndalojë makinën ku po udhëtonin të dyshuarit si autorë të krimit. Dy persona të cilët ishin në makinë me Albi Limaj janë ndaluar. Makina u ndalua pranë spitalit.
Një person i tretë dyshohet se është përfshirë në vrasje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë arsye policia ka ngritur postblloqe në Vlorë, Fier e Gjirokastër. Ky person dyshohet se ka qenë me autorët që kanë qëlluar nga makina.
Tre viktimat janë me precedent penalë për akuzën e trafikut të drogës dhe prostitucionit, brenda dhe jashtë vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY