Policia e Tiranës e ka publikuar listën prej 15 personash të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, kryesisht vrasje.
Lista e personave të shpallur në kërkim kryesohet nga Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, dy nga katër personat e dyshuar si autorë të vendosjes së sasisë së eksplozivit në farmacinë e babait të Ministrit Saimir Tahiri, më 10 shkurt në Tiranë.
Ndërkaq në listën e të kërkuarve vihet re se ka edhe të arratisur nga burgu, ndërsa dënimet vijojnë nga 11 vjet burg deri në dënim kapital, burgim të përjetshëm.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që kanë informacion lidhur me këta shtetas qe të vënë në dijeni organet policore.
Lista me 15 personat më të kërkuar nga Policia e Tiranës
1. Vladimir Ferit Gjuta, alias Elton Doçi, 35 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;
2. Baftjar Qemal Bruka, 24 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;
3. Ervin Osman Sinella, 32 vjeç, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje me dashje;
4. Fation Agim Muharremi, 29 vjeç, i dënuar me 11 vjet burg për vrasje me dashje;
5. Kujtim Demir Demiri, 49 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg për trafikim të të miturve;
6. Lulzim Xhemal Marloka, 33 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me dashje;
7. Anton Kolec Villa, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me dashje dhe vrasje të mbetur në tentativë;
8. Arben (Artan) Ismail Muça, 45 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;
9. Avni Xhemal Majallari, 53 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në bashkëpunim;
10. Ervin Dhimokrat Shahini (Shabani), 39 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen;
11. Fatmir Sadik Rama, 46 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen;
12. Gentian Xheladin Tako, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me paramendim;
13. Jashar Bajram Begani (Begami), 63 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje;
14. Kujtim Riza Qordja, 38 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;
15. Lutfi Isa Hida, 50 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/