Tom Doshi akzuon Spartak Brahon për shpifje, dosja mbërrin në Gjykatën e...

Tom Doshi akzuon Spartak Brahon për shpifje, dosja mbërrin në Gjykatën e Lartë

66
0
Shares

Është hedhur sot shorti në Gjykatën e Lartë ku janë caktuar pesë gjyqtarët që do të gjykojnë padinë e Tom Doshit ndaj Spartak Brahos për akuzën e shpifjes. Trupi gjykues do të përbëhet nga relator Artan Zeneli dhe anëtarë Medi Bici, Arjana Fullani, Mirela Fana, Andi Çeliku
Deputetit Tom Doshi ka kallëzuar për shpifje kreun e Komisionit të Sigurisë, deputetin e LSI–së, Spartak Braho. Padia për shpifje  është dorëzuar në Gjykatën e Lartë, e cila do të hedhë shortin me gogla për të përcaktuar Kolegjin Penal që do të marrë në shqyrtim padinë.
Sipas padisë, deputeti i Shkodrës, i përjashtuar nga PS-¬ja dhe aktualisht në ndjekje penale për dëshmi të rreme, me masë sigurie “arrest shtëpie”, akuzon Brahon se ka shpifur për mënyrën e sigurimit të raportit mjekësor. Raport, që justifikoi mospraninë e Doshit në mbledhjen e dytë të Komisionit të Mandateve, për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, deklaroi në 26 mars se prokuroria duhet të hetojë vërtetësinë e raportit mjekësor që Tom Doshi paraqiti në mbledhjen e fundit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, e cila y shty pikërisht për shkak të këtij raporti.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, Braho tha se bashkëshortja e mjekut që ka lëshuar raportim mjekësor për Tom Doshin, punon tek ‘Profarma’ që është në pronësi të deputetit Doshi.
Braho aludoi se raporti mjekësori i Tom Doshit ishte i falsifikuar dhe kërkoi nga prokuroria të niste hetimet.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY