Lirohet polici që vrau “killerin” me pagesë në atentatin ndaj Serjanit

Lirohet polici që vrau “killerin” me pagesë në atentatin ndaj Serjanit

786
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon hetimin ndaj punonjësit të policisë Roland Meta i cili ekzekutoi një vrasës me pagesë. Në argumentimin që i bën këtij vendimi organi i akuzës thekson se polici ka vepruar drejt kur qëlloi ndaj atentatorit të mikut të Emiljano Shullazit.
Roland Meta, polici i cili ekzekutoi një vrasës me pagesë, gjatë një tentative për atentat në rrugën e Kavajës, është lënë i lirë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Vendimi për pushimin e çështjes është marrë nga prokuroria e cila pas katër mujash hetime ka vendosur të lerë të lirë Metën, duke e hequr atë nga përgjegjësia penale.
Në orët e pasditës së të martës, Roland Meta ka lenë dhe qelit e paraburgimit pas 4 muajsh.
Në një memo drejtuar Prokurorisë se Krimeve të Rënda, avokati i tij kërkonte pushimin e çëshjtes, duke argumentuar se vrasja e Arjanit Sterio është kryer për shkak të  mbrotjes së nevojshme.
Shtetasi Arjanit Sterio (Artur Baze) rreth orës 19.40 eshte afruar prane lokalit “Mulliri i Vjeter” i ndodhur ne Rrugen e Kavajes , ku ndodheshin në shoqërinë e tyre,  shtetasit Pajtim Serjani, Ditmar Reci, Denis Ramani, dhe me fraksion të sekondës ka nxjerre pistoleten nga brezi dhe ka qelluar mbi shtetasin Pajtim Serjani disa here duke e plagosur ate ne pjese te ndryshme te trupit, pra duket qarte se kemi te bejme me nje sulm te padrejte, ku po rrezikohej jeta e nje qytetari.
Punonjësi i policisë ka vepruar drejt, pasi e kundërta, pra qëndrimi pasiv do ta penalizonte atë, referuar nenit 97 të kodit penal citoj ….
“Mosdhenia e ndihmes pa shkaqe te arsyeshme , nga ana e personit qe me ligj ose per shkak te detyres detyrohej ta jepte ate , kur si pasoje e saj eshte shkaktuar demtimi i rende i shendetit , rrezikimi i jetes ose vdekja , perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet”, thuhet në Memo.
Prokuroret kane arritur ne konkluzinin se veprimet e Metes jane korreke dhe ne zbatim te ligjit per perdorimin e armeve te zjarriut dhe per rrjedhoje ai eshte ndodhur perpara mbrotjes e nevojshme
Gjate hetimeve , Meta ka pretenduar se me veprimin e tij ai ka shmangur nje vrasje te katerfishte. Ne memon drejtuar prokurorise ai argumenton se:
“Veprimet e kryera nga shtetasi Roland Meta, me statusin e punonjesit te policise prane Njesise se Operacioneve Special ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Shtetit, jane veprime qe shoqerisht jane te dobishme sepse ka tentuar te parandaloje nje veper penale qe po te lejohesh ardhja e pasojave do te ishte me nje dem te pallogaritshem njerezor, qofte per personat te cilet ishin te pranishem, por edhe per ate vete”, vijon Mema.
Roland Meta u arrestua në flagrance pas vrasjes e Arjanit Sterios ose i njohur ndryshe si Artur Baze, i njohur si vrases me pagese, në daten 5 janar të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY