Gjykakta zbardh vendimin për Arben Frrokun, ia dërgon me CD prokurorisë

Gjykakta zbardh vendimin për Arben Frrokun, ia dërgon me CD prokurorisë

49
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zbardhur vendimin që dha të premten për shpalljen të pafajshëm të Arben Frrokut, të akuzuarit kryesor të prokurorisë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.
Plot 5 ditë nga dhënia e këtij vendimi tashmë prokuroria e ka në dorë arsyetimin e plotë të trupit gjykues, në përbërje të të cilit ishin 5 anëtarë. Bashkë me vendimin, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dërguar pranë organit të akuzës edhe një DVD me regjistrimin e seancës së fundit ku u mor vendimi për lirimin e Arben Frrokut.
Gjykata ka argumentuar se provat e prokurorisë nuk janë të mjaftueshme për të faktuar që kryekomisar Lamaj është vrarë nga Arben Frroku. Dy provat kryesore, dëshmitari kyç i njohur me emrin e rremë Arben Ndoka dhe gjurmimi i Frrokut nëpërmjet aparatit të telefonit celular u rrëzuan. Gjykata e quajti kontradiktore deklaratën e dëshmitarit të mbrojtur, në raport me deklarimet e dhëna nga bashkëshortja e tij. Ajo nuk mohoi faktin se dëshmitari mund të ketë qenë në vendin e ngjarjes në momentin e atentatit. Përsa i përket përgjimit telefonik, Gjykata u shpreh se sinjali i telefonit celular të Arben Frrokut tregon se ai gjendej në Elbasan në kohën kur është kryer vrasja.
Prokuroria thotë se provat janë të mjaftueshme për të provuar se vrasja është kryer nga Frroku. Për këtë arsye ajo kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Organi i akuzës nuk është pajtuar me vendimin e gjykatës. Ajo do ta dërgojë atë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Sipas prokurorisë, ekzistojnë prova edhe që tregojnë lidhjen e Arben Frrokut me Enver Stafukën, personin që u arrestua si autor i vjedhjes së makinës që u përdor në atentatin e mbrëmjes së 24 shkurtit të vitit 2013, por që u lirua nga Gjykata e Durrësit për mungesë provash bashkë me të dyshuarin si bashkëpunëtor i tij, Gentian Bejtja. Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej shkurtit të këtij viti dhe për fatin e tij nuk ka asnjë të dhënë.
Një tjetër dëshmitar, gardisti Ylli Memia, i cili u njoftua për vrasjen nga dëshmitari okular Arben Ndoka, nuk është paraqitur gjithashtu në prokurori dhe gjykatë prej disa kohësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY