Një masakër ka ndodhur paraditen e së enjtes në selinë e Pallatit të Drejtësisë në Milano të Italisë, ku një person i armatosur ka hapur zjarr duke u marrë jetën e tre personave, midis të cilëve një gjyqtar dhe një avokat.
Forcat e rendit, pas një operacioni masiv, kanë arrestuar autorin. Ai kishte arritur të dilte nga gjykata dhe të largohej me një motor, edhe pse godina ishte e rrethuar dhe të gjitha dyert e saj të mbyllura. Por postblloqet e ngritura në rrugë e kanë penguar që të shkojë larg.
Autori i ngjarjes, është një shtetas italian i akuzuar për krime ekonomike. Të gjithë ata u evakuuan nga policia dhe disa dhjetëra prej tyre pritën jashtë derisa ngjarja të merrte fund.
Ngjarja
Një person ka hapur zjarr gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Milanos. Nga të shtënat tre persona kanë humbur jetën. Mësohet se një nga viktimat është gjykatësi Fernando Ciampi.
Viktimat Fernando Ciampi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe avokati Lorenzo Alberto Claris Appiani janë vrarë brenda në ambietet e gjykatës. Personi që hapi zjarr është shtetasi italian, Claudio Giardiello i akuzuar për mashtrim i cili pas një operacionit relativisht të gjatë është arrestuar nga policia teksa përpiqej të largohej me motor. Një tjetër viktimë është edhe avokati i tij Lorenzo Alberto Claris Appiazni, 37-vjeç. Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore ndaj Giardiellos janë dëgjuar katër ose pesë të shtëna me armë.
Bëhet e ditur se ai ka nisur të qëllojë sapo avokati i tij mbrojtës deklaroi se kishte hequr dorë nga çështja.
Giardiello ka qëlluar ndaj një dëshmitari, gjyqtarëve dhe disa personave të tjerë që gjendeshin në pjesën e rezervuar për publikun. Dëshmitarët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna arme dhe kanë parë njerëz të tmerruar që vraponin për të dalë nga gjykata, ndërsa autori ka mundur të largohet por autoritetet policore dyshojnë se ai është ende brenda ndërteses.
Policia
Karabinierët italianë kanë arrestuar pas më shumë se 1 orë e 30 minuta vrasësin Claudio Giardiello. Vrasësi është arrestuar në Vimercate në Brianza, pranë Milanos, pas një ikje të guximshme nga Pallati i Drejtësisë dhe ku policia u vu në ndjekje te tij. Claudio Giardiello, raportohet se është 57vjeç dhe është banor i Brugherio.
Angelino Alfano konfirmon arrestimin e agresorit. Ne Twitter ai ka shkruar: “Kapet në Vimercate vrasësi i pretenduar ne Gjykatën e Milanos. Tani është në stacionin policor”.
Të gjithë njerëzit qe ndodheshin në gjykate janë evakuuar menjëherë nga policia. Duket e pabesueshme kjo që ka ndodhur u tha gazetarëve jashtë gjykatës, një person i cili ndodhej brenda në sallën e gjyqit i cili u shpreh i habitur sesi një i pandehur mund të hyje ne sallën e gjyqit i armatosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/