Rreth një javë më parë, në renditjen e UEFA-s, Shqipëria fitoi dy pozicione dhe u ngjit në vendin e 33-të
Pas UEFA-s, kombëtarja e Shqipërisë vazhdon ngjitjen e saj edhe në renditjen e FIFA-s.
Në përditësimin e klasifikimit botëror për muajin prill, skuadra kuqezi ka fituar katër pozicione, duke u renditur në vendin e 57-të.
Ky përmirësim vjen pas fitores 2-1 në ndeshjen e fundit kundër Armenisë në eliminatoret e Euro 2016.
Suksesi i rëndësishëm i ka dhënë përfaqësueses shqiptare 18 pikë, ndërsa sa i përket kundërshtarëve në grupin eliminator ajo le pas vetëm Armeninë.
Renditja e përgjithshme e FIFA-s, vazhdon të kryesohet nga Gjermania, e ndjekur nga Argjentina dhe Belgjika që është ngjitur në vendin e tretë.
Rreth një javë më parë, në renditjen e UEFA-s, Shqipëria fitoi dy pozicione dhe u ngjit në vendin e 33-të.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/