Dështon kontrolli elektronik i të burgosurve, asnjë i mbikëqyrur për një vit

Dështon kontrolli elektronik i të burgosurve, asnjë i mbikëqyrur për një vit

67
0
Shares

Jo vetëm të burgosurit nuk e preferojnë shumë byzylykun elektronik. Atyre u bashkohen edhe gjykatat në të gjithë vendin, të cilat që nga qershori i viti 2014 nuk kanë shpallur asnjë vendim me të dënuar për mbikëqyrje elektronike, pavarësisht shifrave të larta të vendimeve që deklarojnë lirimin me kusht apo masave të sigurimit personal me arrest shtëpiak.
Ndërsa për të kontrolluar personat me arrest shtëpie kostoja i shkon Policisë së Shtetit, shpërfillja e gjykatave për të aplikuar edhe këtë formë dënimi i kushton edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve. Prej rreth një viti, punonjësit në Zyrën Qendrore të Mbikëqyrjes në Ministrinë e Drejtësisë, paraqiten në të tri turnet, por ata nuk kanë askënd për të mbikëqyrur.
Mbikëqyrja elektronike u aplikua në vendin tonë për herë të parë në vitin 2013, për masa sigurie dhe për disa autorë krimesh të lehta, të cilët dënohen me kusht dhe të cilëve u duhen kontrolluar lëvizjet. Por, në total i janë nënshtruar këtij kufizimi vetëm 8 persona. Pas Tiranës, ky mekanizëm u zgjerua më tej në të gjithë vendin, në mënyrë që jo vetëm të ndikonte në uljen e mbipopullimit në burgje, por edhe të shmangte lëvizjet e pakontrolluara të atyre personave që ishin me arrest shtëpiak. Por, viti që lamë pas nuk shënoi asnjë verdikt nga gjyqësori.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY