Tarifat e portit të Vlorë dy herë më të larta se ato të portit të Durrësit dhe Igumenicës si dhe mungesa e trageteve në ditë jave, varfërojnë të ardhurat e portit të Vlorës dhe reduktojnë ndjeshëm numrin e udhëtarëve dhe bizneseve që operojnë përmes tij.
Kështu është shprehur kreu i Shoqatës së Operatorëve turistik Vasil Bedinaj, ndërsa theksoi se marrëveshja e trageteve midis tyre dëmton konkurrencën e ndershme dhe rrit fiktivisht koston për qytetarët.
Vasil Bedinaj e ka cilësuar varfërimin e portit të Vlorës si reflektim i politikave teë gabuara, ndërsa ka apeluar për korrigjimin e situatës në prag të sezonit turistik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/