Sali Berisha: Saimir Tahiri, pjellë, pjesë dhe vazhdim i krimit

Sali Berisha: Saimir Tahiri, pjellë, pjesë dhe vazhdim i krimit

100
0
Shares

Arben Ristani, Saimir Tahirit – “kungull të plastë fara, nga do shkoj më del përpara”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si pjellë dhe pjesë e mafies dhe si vazhdim i krimit.
Akuzat e tij Berisha i bëri në seancë plenare, gjatë debateve për 21 janarin 2011.
Ishte një pretendim i ministrit Tahiri për urdhëra të supozuar të dhënë nga ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, në 21 janar 2011, për spërkatjen me lënë homogjene, të protestuesve, që u pasua nga një reagim i ish-kryeministrit.
Pas këtij pretendimi ish-kryeministri Berisha, ju kujtoi deputetëve se në vitin 1999, kur edhe i ishte hequr imuniteti, ishte ai që u akuzua se me lëndë hmogjene në shishe “Pepsi Cola”, do të helomte popullatën në ngjarjet e vititi 1997.
“Se cili je ti të njohim shumë, je një i droguar i marrë me kontrabandë familjarisht, i dënuar disa herë për shpifje në organet e drejtësisë. Për sa i përket shkresës, për ngritje helikopterësh në 21 jana, shko të ta tregojë Ina Rama historinë e shkresës. Ti je pjellë e mafies, pjesë e saj. Je i vetmi ministër që takohe me  banditë. Ti vetëm minsitër nuk  mund të jehs, ti je vazhdimi i krimit.
Më pas, deputeti Arben Ristani, duke ju referuar Saimir Tahirit, përdori një shprehje popullore, “kungull të plastë fara, nga do shkoj më del përpara”, ndërsa e etiketoi si mashrues ordinerë nën efektin e drogave. Helikopterët nuk i komandon garda por drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nuk do ta keni të largët ditën që do të jepni përgjgije për gjithë këto mashtrime”, përfundoi Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY