Farmacistët, dy javë kohë për plotësimin e formularit të ricertifikimit

Farmacistët, dy javë kohë për plotësimin e formularit të ricertifikimit

84
0
Shares

Së shpejti, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë nis procesin e ricertifikimit të farmacistëve, të cilët janë anëtarë të tij. Duke filluar nga data 15 prill, këta profesionistë të shëndetësisë, duhet të dorëzojnë dokumentet për të marrë licencën e re, që iu jep të drejtën e ushtrimit të profesionit. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë sqaron se pranë këtij institucioni nuk kanë mbërritur ende listat përfundimtare të krediteve për secilin farmacist nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim e për pasojë procesi nuk mund të nisë. Por, deri në datën 30 prill 2015 anëtarët do të duhet të dorëzojnë formularin dhe dokumentet përkatës, në mënyrë që sapo të mbërrijnë listat të nisë dhe procesi i rinovimit.
Si pjesë e plotësimit të dokumenteve, fillimisht, anëtarët e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë që do të rinovojnë licencën duhet të shkarkojnë nga faqja on-line, ufsh.org.al formularin e ricertifikimit e ta plotësojnë saktë atë. Krahas formularit, farmacistët duhet të dorëzojnë dhe 3 fotografi (me veshje serioze) të përmasave 3 x 3.5 cm, ekstraktin historik të QKR-së të 3 muajve të fundit, fotokopjen e licencës së Qendrës Kombëtare të Licencimit si dhe fotokopjen e kartës së identitetit. Po ashtu, duhet të dorëzohet dhe mandati i pagesës së kuotizacioneve ndaj UFSH-së deri më 30. 06. 2015 si dhe mandati i pagesës për rinovimin e Lejes së Ushtrimit të Profesionit, me vlerë 5.000 lekë. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të Urdhrit të Farmacistëve. Ndërkohë që, certifikata e anëtarësimit origjinale do të dorëzohet nga vetë personi në momentin e tërheqjes së certifikatës së re pranë zyrave qendrore të UFSH-së sipas një lajmërimi të dytë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY