Zgjedhjet lokale, Edi Rama takime me deputetët, zyrtarizohen kandidatët socialistë për disa...

Zgjedhjet lokale, Edi Rama takime me deputetët, zyrtarizohen kandidatët socialistë për disa qarqe

61
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-së, ka nisur sot të tjera takime me deputetët socialistë, të gjitha qarqeve. Takimet kanë nisur rreth orës 09:30. Kryeministri do të konsultohet me deputetët për zgjedhjen e kandidatëve për bashki. Në selinë e PS-së, kanë nisur takimet e para me deputetë të qarkut të Shkodrës, për konsultat e fundit lidhur me përcaktimin e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit. Pas Shkodrës, në takim me Ramën do të jenë deputetët e qarkut të Durrësit, Kukësit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, që do të pasohen me të zgjedhurit e qarqeve të tjera.
Kryeministri Rama ka formuar në këto zgjedhje lokale një aleancë të gjer partish ku PS dh LSI kanë afruar pranë tyre edhe parti të spektrit të djathtë si Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet apo Fryma e Re Demokratike.
Një pjesë e mirë e kandidatëve të mazhorancës tashmë janë zyrtarizuar, por mbeten ende të tjerë enigmë, më kryesorja kandidati për kryeqytetin.

Ora, 10:05
Qarku Shkodër
Ka përfunduar takimi me deputetët e Qarkut të Shkodrës dhe në përfundim të tij, publikohen emrat e kandidatëve të PS-së, për bashkitë e këtij qarku, që presin edhe konfirmimin e aleatëve. Sipas Mimoza Hafizit, kandidatët e PS-së për Qarkun Shkodër do të jenë:

Qarku Shkodër
Keti Bazhdari –
Shkodër
Gjok Lleshi – Vau i Dejës
Tonin Marinaj – Malësi e Madhe
Rustem Struga – Pukë
Fran Tuci – Fushë Arrëz

Oras 10:35
Qarqet Kukës dhe Dibër
Ka përfunduar takimi me deputetët e Qarkut të Kukësit dhe Dibrës dhe në përfundim të tij, publikohen emrat e kandidatëve të PS-së, për bashkitë e këtyre qarqeve, që presin edhe konfirmimin e aleatëve. Sipas Vexhi Muçmatës dhe Shkëlqim Canit, kandidatët e PS-së për Qarqet Kukës e Dibër do të jenë:

Qarku Kukës
LSI –
Kukës
Adem Lala – Has
Rexh Biberaj – Tropojë

Qarku Dibër
Shukri Xhelili –
Peshkopi
Valbona Kola – Klos
Adelina Farici – Mat

Ora, 10:55
Qarku Durrës
Ka përfunduar takimi edhe me deputetët e Qarkut të Durrësit dhe në përfundim të tij, publikohen emrat e kandidatëve të PS-së, për bashkitë e këtij qarku, që presin edhe konfirmimin e aleatëve. Sipas Blendi Klosit, kandidatët e PS-së për Qarkun Durrës do të jenë:

Qarku Durrës
Vangjush Dako –
Durrës
Artur Bushi – Krujë
Ardjan Kokomani – Shijak

Ora, 12.00
Qarku Elbasan
Ka përfunduar takimi edhe me deputetët e Qarkut të Elbasanit dhe në përfundim të tij, publikohen emrat e kandidatëve të PS-së, për bashkitë e këtij qarku, që presin edhe konfirmimin e aleatëve. Sipas Taulant Ballës, kandidatët e PS-së për Qarkun Elbasan do të jenë:

Qarku Elbasan
Qazim Sejdini –
Elbasan
Kastriot Gurra – Librazhd
Arif Tafani – Belsh
Vijojnë konsultimet – Gramsh
PDIU – Peqin

Ora, 12.30
Qarku Fieri
Ka përfunduar takimi edhe me deputetët e Qarkut të Fierit dhe në përfundim të tij, publikohen emrat e kandidatëve të PS-së, për bashkitë e këtij qarku, që presin edhe konfirmimin e aleatëve. Sipas Erion Braçes, kandidatët e PS-së për Qarkun Elbasan do të jenë:

Qarku Fier
Armando Subashi –
Fier
Rajmonda Balili – Patos
Majlinda Bufi – Rroskovec
Fatos Tushe – Lushnje
Fredi Kokoneshi – Divjakë

Ora, 13.30
Qarku Korçë
Ka përfunduar takimi edhe me deputetët e Qarkut të Korçës dhe në përfundim të tij, publikohen emrat e kandidatëve të PS-së, për bashkitë e këtij qarku, që presin edhe konfirmimin e aleatëve. Sipas Niko Peleshit, kandidatët e PS-së për Qarkun Korçë do të jenë:

Qarku Korçë
Sotiraq Filo –
Korçë
Gëzim Topçiu – Maliq
Vijojnë konsultimet – Bilisht
LSI – Ersekë
LSI – Pogradec
Partia Maqedonase – Pustecë

 

Ora, 14:45
Qarku Tiranë
Ka përfunduar takimi edhe me deputetët e Qarkut të Tiranës dhe në përfundim të tij, publikohen emrat e kandidatëve të PS-së, për bashkitë e këtij qarku, që presin edhe konfirmimin e aleatëve. Sipas Taulant Ballës, kandidatët e PS-së për Qarkun Tiranë do të jenë:

Qarku Tiranë
Vijojnë konsultimet –
Tiranë
Elvis Roshi – Kavajë
Safet Gjici – Kamëz

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY