FSHF: Vendimi për ndeshjen Mali i Zi – Rusi, UEFA me dy...

FSHF: Vendimi për ndeshjen Mali i Zi – Rusi, UEFA me dy standarde

70
0
Shares

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen Mali i Zi-Rusi. Ky vendim e ka lënë të pakënaqur Shqipërinë, që ka reaguar përmes FSHF me një komunikatë zyrtare duke shprehur zemërimin për vendimin e dy standarde që është përdorur në krahasim me ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, ku u dhunuan lojtarët dhe stafi i ekipi kuqezi më 14 Tetor 2014.
FSHF i kujton UEFA-s se pamjet në Serbi, dhuna dhe thirrjet raciste gjatë gjithë ndeshjes ishin akoma më të rënda se ato që u regjistruan në Malin e Zi, por vendimi ishte pro Serbisë. Në fund, qeveria e futbollit shqiptar e mbyll komunikatën duke shprehur se vendimi i 17 Prillit në KAS do të rikthejnë 3 pikët.
Dy ditë më parë, UEFA vendosi në favor të Rusisë pasi ndeshja në Podgoricë u ndërpre pas 67 minuta lojë për shkak të rrëmujave, ku tifozeria hodhi në fushë fishekzjarrë dhe objekte të forta në fushë. Ndërkohë federata e Malit të Zi duhet të paguajë edhe 50 mijë euro gjobë ndërsa do të luajë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi pa tifozë. Edhe federate ruse është gjobitur me 25 000 Euro për sjellje të papranueshme të tifozerisë ruse. Për kreun e federatës ruse Tolstykh edhe dënimi që iu dha Rusisë ishte I justifikuar.
Ndeshja mes Rusisë dhe malit të zi që u luajt muajin e shkuar u shty për 33 minuta pasi portieri rus u qëllua me një fishekzjarr në kokë nga tifozët malazeze menjëherë pasi nisi përballja. Ai u dërgua në spital ku u kurua për djegie në kokë. Ndërkohë në pjesën e dytë edhe lojtarët u përfshinë në përleshje dhe mesfushori rus Dmitri Kombarov u plagos rëndë, duke detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen.

Deklarata e plotë e FSHF
Komisioni i Etikes dhe Disiplinës, i jep në tavoline Rusisë 3 pikë, në lidhje me ndeshjen Mali i Zi- Rusi duke dënuar kështu me humbje 0-3 Malin e Zi. FSHF mendon se ky vendim është tejet i drejtë: Në përputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s.
Duke marrë shkas nga ky vendim FSHF thekson që në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri Komisioni i Etikes dhe Disiplinës nuk aplikoi të njëjtin standard gjykimi, sepse dhuna ne stadiumin Partizani të Beogradit ishte më ekstreme dhe e shoqëruar gjithashtu me thirrje raciste.
Pamjet e goditjeve të lojtareve tanë me karrige dhe sende të forta, fishekzjarrët dhe hyrja në fushë e tifozëve në prani të 5000 policëve janë një argument i padiskutueshëm që vendi organizator dështoi për mbarëvajtjen e një ndeshjeje normale futbolli mbështetur ne rregullat e UEFA-s.
Duke pritur vendimin e 17 prillit te CAS-it ne kemi shumë shpresë për një gjykim të drejtë, jo thjesht që Kombëtares së Shqipërisë i takojnë 3 pikët, por sepse vendimi në favor të Shqipërisë është vendimi në favor të futbollit.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY