Gjykata e Vlorës jep sot masën e sigurisë për katër të arrestuarit, të dyshuar si autorë të vrasjes së trefishtë mesditën e 7 prillit 2015.
Katër të arrestuarit janë Ani Begaj dhe Bertil Alliaj, Xhuliano Lutaj, ndërsa Aleksander Llanaj i cili mbeti i plagosur në ngjarje mësohet se është transportuar gjatë ditës së djeshme drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Të katër shtetasit akuzohen për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:15 minuta, të 7 prillit 2015, në lagjen “24 Maji” e njohur ndryshe si lagjja “Çole” në Vlorë.
E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali, me emrin “Adore” në kryqëzimin e lagjes “Çole” , pas një sherri të nisur në kazino mes dy grupeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/