Qeveria shqiptare merr tjetër hua, 66 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve

Qeveria shqiptare merr tjetër hua, 66 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve

84
0
Shares

Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e huasë prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen e dhe sigurinë në rrugë. Marrëveshja u firmos nga pala shqiptare nga ana e Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe nga përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë Tahseen Sayed.
Në fjalën e tij Ministri i Financave Cani teksa falënderoi BB për mbështetjen e vazhdueshme e cilësoi këtë marrëveshje si një hua të mirë sa i përket termave financiarë dhe ekonomikë.
Ndërsa nga ana e tij Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto theksoi se kjo hua do të shkojë për mirëmbajtjen e 1400 km rrugë me qëllim përmirësimin e jetës dhe uljen e
numrit të aksidenteve.
Për Bankën Botërore, Sayed nënvizoi se është me rëndësi që të punohet në drejtim të uljes së numrit të vdekjeve në aksidente, që siç tha ajo momentalisht në vendin tonë është sa dyfishi i vendeve të rajonit.
Kjo hua në shumën 65.9 milionë euro është pjesë e një projekti që bashkë-financohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY