Debate të ashpra ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, kur kreu i këtij komisioni Fatmir Xhafaj ka ashpërsuar tonet me Luneda Sufalin, drejtoren e Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave.
Bisedat dhe diskutimet e drejtores me deputetët, anëtarë të këtij komisioni, deri diku në formën e shakave, kanë krijuar nj situatë të zhurmshme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Kjo ka detyruar kreun e komisionit ti kërkojë drejtores së Lojërave të Fatit të mbajë qetësi. Ky ka qenë edhe momenti i debatit.
Ndërsa Xhafaj ka pyetur Sufali, se “kush je ti dhe çfarë përfaqëson në këtë mbledhje”, nga ana e saj ka marrë një përgjigje edhe më të pa këndshme.
“Unë jam pastruesja”, është përgjigjur me ironi drejtorja e Lojërave të Fatit.
“Po je pastruesja dil nga mbledhja e këtij komisioni, ka ndërhyrë Xhafaj, ndërsa i ka kërkuar ministrit të Financave, prezentë në mbledhje, që të marrësh masa, të edukosh vartësit e tu, për mënyrën se si duhet të sillen në një mbledhje të një komisioni të tillë”.
Ndërhyrja e deputetëve të jerm, dhe ndjesa e drejtores, “Më fal, po bëja shaka”, ka normalizuar rrjedhën normale të komisionit.
Debatet në Komisonin e ligjeve
Deputeti Fatmir Xhafaj: …
(i drejtohet Luneda Sufali) Mbaj qetësi
…
Drejtorja Luneda Sufali nuk reagon
Deputeti Fatmir Xhafaj: Të lutem zonjë, largohu nga karrigia. Tërhiqu ose do ndërpres komisionin.
…
Drejtorja Luneda Sufali nuk pranon të largohet
Deputeti Fatmir Xhafaj: Kush je ti dhe çfarë përfaqëson në këtë mbledhje
Drejtorja Luneda Sufali: Unë jam pastruesja
Deputeti Fatmir Xhafaj: Po je pastruesja dil nga mbledhja e këtij komisioni. (i drejtohet ministri Shkëlqim Cani) Duhet që të marrësh masa, të edukosh vartësit e tu, për mënyrën se si duhet të sillen në një mbledhje të një komisioni të tillë. Zoti ministër do marrësh masa apo të ndërpres komisionin.
Ministri Shkëlqim Cani: Po bënte shaka
Deputeti Fatmir Xhafaj: Çfarë shakaje pse për humor kemi ardhur këtu? Drejtoreshë që nuk di ç’është Parlamenti. Mësojuni punonjësve tuaj çfarë është parlamenti!
Drejtorja Luneda Sufali: Më fal, po bëja shaka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
[…] në qeverinë “Rama 1” ishte drejtoresha e Lojërave të Fatit. Ajo mbahet mend edhe për një debat në komisionin e Ligjeve me Fatmir Xhafajn, kur ky i fundit i kërkoi të largohej nga […]