Lulzim Basha nga Kruja: Artur Bushi kandidatura e krimit dhe korrupsionit, kandidatët...

Lulzim Basha nga Kruja: Artur Bushi kandidatura e krimit dhe korrupsionit, kandidatët e opozitës kontratë trepikëshe me qytetarët

72
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një takimi me banorë të Krujës, ka komentuar zyrtarizimin e emrit të Artur Bushit si kandidat i mundshëm për bashkinë e Krujës. Basha, mes të tjerave ka deklaruar se ka të dhëna se Bushi është i përfshirë në trafiqe të paligjshme lëndësh të forta narkotike, ndaj ai, sipas liderit të opozitës, është kandidatura e krimit dhe korrupsionit.
Ndërkohë, në takim me banorët e Krujës, kreu i PD-së, paralajmëroi se asnjë kandidat i opozitës, nuk do konfirmohet pa nënshkruar një kontratë e tre pika.
“Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët: Të mos ketë rekorde kriminale; Nuk do të rrisë asnjë taksë për katër vitet e ardhshme por ti ulë në maksimumin që i jep ligji; Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre”, u shpreh Basha.
Më tej duke folur për nismat ekonomike të opozitës, kreu i Partisë Demokratike deklaroi se mazhoranca rrëzoi nismat e PD-se për taksat e energjinë, duke mos dhënë zgjidhje për qytetarët.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY