Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vjet burg Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i vënë nën akuzë “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Vendimi është marrë ditën e sotme nga ana e Gjykatës, dhe në bazë të këtij vendimi Mziut i hiqen të gjitha funksionet publike.
Vendimi i gjykatës, vjen një ditë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij nga PD për një tjetër mandat si kryebashkiak në Kamëz, Xhelal Mziu.
Genc Gjokutaj, avokati i Xhelal Mziu tha pas vendimit të trupës gjyqësore se do ti drejtohet Apelit.
“Vendimi është marrë jashtë zyrave të kësaj gjykate. Vendimi nuk është i formës së prerë, do ta apelojmë”, bëri të ditur Gjokutaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/