Mbërrin në prokurori padia, reagon Basha: Përralla e radhës e njerëzve të...

Mbërrin në prokurori padia, reagon Basha: Përralla e radhës e njerëzve të intoksikuar

57
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur nga Kruja akuzës shoqëruar me padi penale të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, për ngjarjen e 21 janarit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilëson si shpifje të ulëta, akuzat dhe padinë e Saimir Tahirit tij. Kjo, sipas Bashës bëhet për të shkaktuar zhurmë politike dhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit.
“Shpifjet dhe akuzat e lodhura e të vjetra të planifikuesve të dhunës ndaj institucioneve, të të njëjtëve që sot kanë kriminalizuar institucionet, nuk mund të heqin vëmendjen nga akti kriminal i djeshëm i hedhjes poshtë të amendamenteve tona për uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë. Çdo akrobaci, çdo përpjekje për t’i trajtuar si dele shqiptarët apo mediet e shqiptarëve, ka dështuar me turp. Ajo e djeshmja nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje e dështuar për të ricikluar shpifje dhe akuza të vjetra dhe të lodhura, me vetëm një qëllim, që shqiptarët të harrojnë se Edi Rama dje, jo vetëm dështoi të mbante premtimin, por në mënyrë kriminale, kur ne i dhamë mundësinë e dytë ta mbante këtë premtim, e shkeli për herë të dytë, duke shkelur e poshtëruar edhe shqiptarët. Kjo do të thotë se për çdo shqiptar, kostoja e rritur e ushqimeve, për shkak të rritjes së taksës së karburantit, do të vazhdojë të mbetet e lartë, sepse Edi Ramës ia ndien për hallet që po kalojnë shqiptarët, të djathtë e të majtë. Ndaj, këto janë çështjet e vërteta që bashkojnë shqiptarët, të djathtë e të majtë, të tjerat janë përralla të njerëzve të intoksikuar nga krimi, lidhjet me krimin dhe substancat narkotike që vetë shokët e tyre i denoncojnë ditë për ditë në hundët e tyre të pista”, deklaroi kreu i PD, Basha.
Ndërkohë, mësohet se është depozituar sot në Prokurorinë e Tiranës padia e Ministrisë së Punëve të Brendshme për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Lajmi konfirmohet nga organi i akuzës, i cili pohon se tashmë ka mbërritur padia që ministri Saimir Tahiri e bëri të ditur në seancën parlamentare të së enjtes.
Tahiri akuzon Bashën për “shpërdorim detyre”, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe protestën e opozitës, në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Tahiri tha dje se janë verifikuar dokumentet e mbajtura nga Garda e Republikës ku sipas tij janë bërë falsifikim si dhe janë dhënë urdhra në kundërshtim me ligjin nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha. Inspektimi në dokumentet e Gardës u bë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme, i cili hetoi procedurat e ndjekura në dokumentacionin për 21 janarin e vitit 2011. Ministri Saimir Tahiri tha dje se Basha ka dalë jashtë kompetencave duke shkelur ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY