Kandidati PD, Igli Kokalari: Së bashku ti shërojmë plagët e Gjirokastrës

Kandidati PD, Igli Kokalari: Së bashku ti shërojmë plagët e Gjirokastrës

296
0
Shares

Demokratët gjirokastritë dhe kandidati për kryetar bashkie, Igli Kokalari, kanë nisur sot betejën për të fituar pas 15 vitesh pushtetin vendor.
Në prani të qindra anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike, lideri lokal Roland Bejko, tha se tashmë ka ardhur kohë që qyteti i Gjirokastrës dhe zonat përreth të çlirohen nga keqqeverisja e socialistëve.
“Bashkia e Gjirokastrës nuk do të jetë në shërbim të demokratëve, por të gjithë banorëve që jetojnë, pasi pushteti vendor i takon sovranit dhe kjo një individi”, tha Bejko.
Sipas tij, zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të jetë fillimi i rimëkëmbjes së Gjirokastrës, si dhe fillimin e shpërbërjes së keqqeverisjes.
Igli Kokalari, kandidati për kryebashkiakun e Gjirokastrës, njëherazi mjeku kirurg i gjirokastritëve, tha se ai nuk kandidon për t’u ulur në karrigen e njëshit të qytetit, por për t’u kthyer shpresë të pashpresëve, si dhe një zhvillim të qëndrueshëm për qytetin dhe zonat rurale.
“Ky qytet iu takon të gjithëve, pa dallime politike. Unë kandidoj për të shëruar plagët që janë hapur këtij qyteti të mrekullueshëm dhe sëbashku Gjirokastrën do ta kurojmë”, tha Kokalari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY