Arrestohet shqiptari në Gjermani, dyshohet se vrau një izraelit në Çeki

Arrestohet shqiptari në Gjermani, dyshohet se vrau një izraelit në Çeki

83
0
Shares

Një shqiptar është arrestuar në Çeki për vrasjen e një shtetasi izraelit në Berlin. Autoritetet policore në Çeki kanë arrestuar shqiptarin në kufirin me Gjermaninë. Autoritetet gjermane u kanë kërkuar çekëve ekstradimin e shqiptarit.
Trupi i Yosi Damari është gjetur fundjavën e shkuar pranë një kishe në Berlin. Sipas policisë gjermane, mësohet se, 28 vjeçari shqiptar dyshohet se e ka takuar viktimën në një hotel në 3 prill, por motivet e takimit janë ende të paqarta. Policia gjermane ka thënë se shqiptari është arrestuar në Çeki pasi dyshohet për vrasjen e izraelitit, të nesërmen në 4 prill.
Shqiptari 28-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende nga policia gjermane është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Usti nad Laberm në kufi të Gjermanisë.
Sipas të dhënave të policisë gjermane 22 vjeçari izraelit i cili qëndronte në një hotel është vrarë disa ditë më parë pasi shtetasi izraelit e kishte bërë kontrollin e fundit në hotel në 3 prill. Të njëta burime saktësojnë se, 22 -vjeçari izarelit ishte nisur të festonte pashkët pranë familjes javën e kaluar. Madje ai kishte kontaktuar dhe me ambasadën e vendit të tij në Gjermani për ti siguruar një biletë pasi nuk kishte para.
Shqiptari 28-vjeçar, i arrestuar sipas policisë gjermane ka qenë në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet gjermane ndonëse nuk i dinë ende motivet e vrasjes po shihet mundësia e ekstradimit. Trupi i viktimës është gjetur nga kalimtarët e rastit ndërsa raporti mjekësor ka qartësuar se viktima ka gjetur vdekjen nga dëmtimet e rënda në kokë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY