Kurbin, sherr për vendin e peshkimit tre të plagosur në Lagunën e...

Kurbin, sherr për vendin e peshkimit tre të plagosur në Lagunën e Patokut

167
0
Shares

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me armë zjarri në fshatin Gorre, në Kurbin. Personat e plagosur janë peshkatarë dhe shkak për sherrin është bërë vendi i peshkimit.
Nga të dhënat e para mësohet se të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Ardit Zela, 24 vjeç, Agim Zela 48 vjeç, babë e bir banues në Mamurras dhe Besnik Vata, 57 vjeç banues në Mamurras. Tre tregtarë të peshkut janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin me armë dhe fizikisht. Grindja mes tyre kishte nisur një ditë më parë në Patok, pas një konflikti për rrjetat e peshkut. Në konflikt u përshinë, 20-vjeçari Ardit Zela dhe Agim Zela 50 vjeç nga Mamurrasi, babë e bir si dhe Besnik Vata 55 vjeç, banorë i Fshatit Gorre.
Gjatë konfliktit të tre personat janë plagosur me armë zjarri dhe më pas janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja konfirmohet edhe nga policia loale, e cila sqaron se, “me datë 11 .04. 2 15, në ora 13.38, në fshatin Gorre, komuna Fushë-Kuqe, Kurbin, pas një konflikti për disa materiale peshkimi të vendosura, është plagosur me armë zjarri shtetasi Besnik Vata, vjeç-57, banues në Gurëz, Kurbin, ndërsa janë dëmtuar me mjete të forta shtetasit Ardit Zela, vjeç-24, banues në Mamurras dhe Agim Zela, vjeç-48, banues në Mamurras, Kurbin”.
Të tre këta shtetas ndodhen në Qendrën e Traumave Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë fiksuar dy gëzhoja pistolete, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY