Obama dhe Castro – sy më sy, lëvdata të papritura nga udhëheqësi...

Obama dhe Castro – sy më sy, lëvdata të papritura nga udhëheqësi kubanez për Presidentin amerikan

65
0
Shares

Presidenti Obama takoi presidentin kuban, Raul Castro në një takim që ai e cilësoi historik për marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet të dyja vendeve.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha pas takimit te shumëpritur me presidentin e Kubës Raul Castro, se të dyja vendet “tani janë në gjendje të ecin në rrugën drejt së ardhmes”.

Të dy presidentët u takuan të shtunën në kuadër të takimit të nivelit të lartë të dy Amerikave.

“Ky është qartazi një takim historik” ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, tha presidenti Obama gjatë takimit sy më sy, duke ju referuar historisë së ndërlikuar ndërmjet të dyja vendeve. Pas 50 vjetësh të një politike që nuk ka funksionuar “ishte koha që të provojmë diç të re”.

Kjo do të përfshijë hapjen e ambasadave në Ëashington dhe në Havana, tha presidenti.

Ai tha që ndonëse shumica e amerikanëve dhe kubanëve i janë përgjigjur pozitivisht ndryshimit të politikës, dallime të thella vazhdojnë të mbeten ndërmjet të dyja vendeve. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të flasin për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, dhe Kuba do të ngre shqetësime rreth politikës amerikane po ashtu.

“Me kohë është e mundur që të kthejmë faqen dhe të zhvillojmë marrëdhënie të reja ndërmjet vendeve tona”, tha presidenti amerikan.

Raul Castro, i tha presidentit Obama se pajtohet me deklarimet e tij dhe është i hapur për diskutime, por “duhet të jemi të durueshëm, shumë të durueshëm”.

“Në mund të mos pajtohemi për diç sot, për të cilën mund të pajtohemi nesër”, tha ai

Pas fjalës së Castros, të dy burrat shtrënguan duart.

Të dy burrat u takuan pas fjalimeve të tyre në takimin e nivelit të lartë në Panama.
 

Presidenti Raul Kastro shprehu lëvdata të papritura për Presidentin amerikan Barak Obama.

Pasi foli gjatë mbi historinë e armiqësive mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, zoti Kastro u ndal për t’i kërkuar ndjesë udhëheqësit amerikan, duke e quajtur “burrë të ndershëm” dhe pa faj për embargon e gjatë amerikane kundër Kubës dhe veprime të tjera të ndërmarra nga administrata të mëparshme.

“I kërkoj ndjesë Presidentit Obama dhe të tjerëve që marrin pjesë në këtë takim për mënyrën si po shprehem”, tha ai. “I kam thënë Presidentit Obama se jam njeri që prekem kur flas për revolucionin. I kërkon ndjesë, sepse Presidenti Obama nuk kishte përgjegjësi për ato që ndodhën”.

Presidenti Obama, i cili foli gjatë samitit para se ta merrte fjalën udhëheqësi kuban, tha se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kubën do të zgjeronte mundësitë për këtë vend-ishull, për Shtetet e Bashkuara dhe përtej.

“Ndryshimi i politikës amerikane përfaqëson një pikë kthese për gjithë rajonin,” tha ai.

Në një apel në adresë të udhëheqësve të Amerikës Latine, zoti Kastro tha “ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim Presidentin Obama në synimet e tij për heqjen e bllokadës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY