Ringjallja e Krishtit, besimtarët Ortodoksë kremtojnë Pashkët

Ringjallja e Krishtit, besimtarët Ortodoksë kremtojnë Pashkët

167
0
Shares

Besimtarë Ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan mesnatën e së shtunës duke vijuar në orët e para të së dielës, Ringjalljen e Jezu Krishtit. Besimtarët morwn pjesë në meshën e Pashkëve në kishën Ortodokse të Tiranës, që u drejtua nga Kryepeshkopi, Anastas Janullatos. Janullatos mbajti liturgjinë e shenjtë të ndjekur nga qindra besimtarë. Ambientet e brendshme të kishës ortodokse ishin tejmbushur, por mijëra besimtarë e ndoqën meshën jashtë Kishës.

Në fjalën e tij kryepeshkopi Anastas tha ndër të tjera se “Krishti mposhti gjithçka që cënoi dinjitetin njerëzor. Dinjiteti i krishterë, në përgjithësi, iu kundërvihet gjendjeve të këqija të shoqërisë sonë. I kundërvihet aktivitetit kriminal dhe mentalitetit fanatik fetar. Ai është kundër fuqive të ndryshme demoniake të padrejtësisë dhe korrupsionit, në shoqërinë tonë. Ky dinjitet, i çliruar nga dëshira për hakmarrje dhe nga frika, karakterizohet nga ndjeshmëria për ta shprehur solidaritetin social me vepra”, u shpreh kryepeshkopi.

Kryepeshkopi, iu drejtua besimtarëve ortodoksë, në momentin e ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë nga drita e Perëndisë.

Besimtarët ndoqën fjalën e tij, ndezën qirinj dhe uruan njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi. Rreth orës 00:00 me fjalitë “Krishti u ngjall! – Vërtet u ngjall!”, u shënua çasti i gëzuar i ringjalljes së Krishtit. Besimtarët me qirinj në duar morën nga Kisha flakën e Zotit për ta çuar atë në shtëpitë e tyre, për më shumë dritë, mbarësi e begati.

Flaka e ndezur simbolizon dhe Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq. Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Besimtarët Ortodoksë në të gjitha kishat e vendit, qoftë edhe nga besime të ndryshme fetare kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi. Nisja e ceremonisë së pashkëve, sjell si simbol dhe ngjyerjen e vezëve të pashkës me të kuqe, e cila tregon dhe traditën e hershme të kësaj feste.

Festa e Pashkëve është festa më e shenjtë për besimtarët ortodoksë dhe ndër më të rëndësishmet e kalendarit fetar të tyre. Pashka simbolizon Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati. Pashka, ose Ringjallja e Krishtit vjen pas një jave të shenjtë, që kulmon me kujtimin e kryqëzimit te Jezu Krishtit të Premten e Zezë të zisë dhe ringjalljen e tij në mesnatën e së shtunës. Festa vazhdon të dielën, kur besimtarët urojnë njëri-tjetrin, këmbejnë vezët e kuqe që përgatiten posaçërisht për këtë ditë dhe shtrojnë drekën e festës. Veza e kuqe është simbolikë e festës së Pashkës. Ajo vlerësohet nga të krishterët si një simbol i ringjalljes, duke qenë se përmban një jetë të re të mbyllur brenda saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY