PE diskuton sot raportin e Fleckenstein për Shqipërinë, 192 amendamente për dekriminalizimin,...

PE diskuton sot raportin e Fleckenstein për Shqipërinë, 192 amendamente për dekriminalizimin, krimin dhe korrupsionin

55
0
Shares

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian në Bruksel diskuton sot raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Diskutimi i raportit do të mbahet nga ora 15:00 e mesditës deri në 18:30. Drafti i raportuesit për vendin tonë, do të votohet nesër në Komision, ndërsa dokumenti final miratohet në seancën plenare të Strasburgut, që zhvillohet nga 27 prilli deri më 30 prill.
Të 192 amendamentet e draft-rezolutës së raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërisë reflektojnë me së shumti shqetësimin për zhvillimet e fundit politike në vend, infiltrimin e qarqeve kriminale në jetën politike, hallkat e drejtësisë, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit.
 Për dekriminalizimin e institucioneve shqiptare janë paraqitur disa amendamente ku nënvizohet trajtimi i personave me të dhëna kriminale në postet publike.
“Mbështetet marrëveshja e 24 dhjetor 2014, përmes së cilës u vendos që opozita të rifillojë aktivitetet e saj parlamentare. Kërkohet respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe shqyrtimi i çështjes së personave me të dhëna kriminale të kandidatëve për poste publike. Marrëveshja e dhjetorit duhet të zbatohet në frymë konstruktive. Konsiderohet e rëndësishme që e gjithë të shoqëria civile në Shqipëri, mediat dhe qytetarët të bëjnë të përgjegjshëm liderët e tyre për pasojat e politikave të caktuara”, thuhet në amendamentet për marrëveshjen e dhjetorit
Në amendamentet e shumta për gjyqësorin dhe luftën kundër krimit të organizuar është shtuar në mënyrë të përsëritur togfjalëshi “infiltrimi  i qarqeve kriminale”.
 “Drejtësia shqiptare përballet me probleme të tilla, si politizimi i organeve të saj, shkalla e kufizuar e llogaridhënies, korrupsionit  në nivel të lartë, infiltrimi nga qarqet kriminale, mungesa e burimeve dhe numri i shumtë i lëndëve të pazgjidhura”, thuhet në amendamentet për gjyqësorin.
Aty kërkohet gjithashtu forcimi i kornizës disiplinore për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, si dhe përmirësimi i efikasitetit të gjykatave.
Në këto amendamente shprehet gjithashtu shqetësim  lidhur me dobësinë e gjyqësorit shqiptar për të luftuar kundër korrupsionit brenda strukturave të veta.
Kërkohet trajnim i përbashkët i specializuar për prokurorët, gjykatësit dhe oficerët e policisë.
Korrupsioni mbetet ende një shqetësim  shumë i madh në draft-rezolutë dhe të gjitha amendamentet lidhur me këtë fenomen.
Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, shprehet shqetësimi për problemin e madh që përbën krimi i organizuar dhe të trafikut të drogës, pavarësisht përparimeve në shumë aspekte të luftës kundër krimit të organizuar.
“Shqipëria duhet të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse dhe të marrë masa për të hequr pengesat për hetimin efektiv, në mënyrë që të arrihen rezultate pozitive në hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënime në të gjithë sektorët dhe në të gjitha nivelet”, evidentohet në amendamentet për luftën kundër krimit.
 Lidhur me administratën publike, thuhet se ekzistenca e një administrate publike profesionale, efektive dhe të bazuar në meritë, është baza e procesit të integrimit për çdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Mirëpret fillimi i zbatimit të ligji për shërbimin publik dhe kërkohet që administrata  të vazhdojë si duhet, në mënyrë që shërbimi publik të jetë i depolitizuar dhe i lirë nga ndikimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Tërhiqet vëmendja edhe për shqetësimin lidhur me ndikimin e mundshëm të moszbatimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, që mund  të ketë një ndikim negativ në zgjedhjet e ardhshme.
Kuvendit të Shqipërisë  i kërkohet për të prezantuar rekomandimet e ODIHR-it dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Janë paraqitur gjithashtu amendamente, ku shprehet shqetësim i thellë në lidhje me kthimin në territorin e Shqipërisë të njerëzve të përfshirë në organizata dhe akteve terroriste në Lindjen e Mesme. Aty theksohet nevoja për të marrë veprim vendimtar për të parandaluar çdo përpjekje dhe veprim me qëllim rekrutim e vullnetarëve.
Në amendamente konsiderohet pozitive rritja e numrit të njësisë policore kundër terrorizmit.
Në amendamentet për lirinë e shtypit, shprehet shqetësim i theksuar për mungesën e pavarësisë së vërtetë të medias, mungesën e transparencës në pronësinë dhe financimin e saj, si dhe mjedisin tejet të politizuar duke vënë presionin e mediave shqiptare në punën e tyre të përditshme.  Eurodeputetët kërkojnë gjithashtu progres në mbrojtjen e të drejtave të pronës, të cilat konsiderohen ende si të kufizuara.
“Standardet teknike të pronësisë ligjore duhet të zhvillohet në mënyrë që të përfundojnë rastet e konfliktit ose duke lënë vend për dyshime”, thuhet në amendamentet për pronësinë.
Kuvendit të Shqipërisë i kërkohet të hartojë një projekt-ligj për të hapur arkivat e shërbimeve sekrete  dhe organizatave të tjera të sigurisë të shtetit të kohës komuniste. Kërkohen përpjekje të mëtejshme për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe veçanërisht të komunitetit, rom. Shprehet shqetësim për gjakmarrjen dhe pagëzohen veçanërisht përpjekjet për të drejtat e i LGBT.
Pas vizitës së tij në Tiranë në janar të këtij viti, takimeve me përfaqësues të politikës shqiptare, Fleckenstein nuk rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, duke kërkuar zbatimin efektiv të reformave të qëndrueshme mbi 5 prioritetet kyçe që shërbejnë për transformimin demokratik të Shqipërisë dhe i hapin rrugën nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY