Kukan: Deklarata e Ramës për “bashkim kombëtar” më nervozoi

Kukan: Deklarata e Ramës për “bashkim kombëtar” më nervozoi

51
0
Shares

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për “bashkim kombëtar” në mënyrë klasike mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë kaluar pa nervozizëm në radhët e ndërkombëtarëve. Deputeti i Parlamentit Europian Eduark Kukan, i pyetur nga media serbe “Blic”, është shprehur se “pasi kam dëgjuar deklaratat e Edi Ramës u bëra nervoz”.
Kreu i grupit të Parlamentit Europian për Serbinë tha për “Blic” se ai “nuk i pëlqen të tilla deklarata”. Ndërsa lidhur me njohjen e Kosovës nga Serbia, Eduard Kukan tha se “PE nuk ka asnjë dokument të shkruar lidhur me këtë fakt”.
I pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e Serbisë në paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Moskë, eurodeputeti tha se “ky është një problem për Serbinë dhe se askush nuk mund t’i tregojë Beogradit se çfarë duhet të bëjë. Por askush nga BE nuk do të shkojë, përveç ushtrisë së Serbisë dhe kjo do të përmendet ose regjistrohet diku. Megjithatë nuk do ketë pasoja serioze” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY