Mediat italiane në 2010: Artur Bushi anëtar i një bande të strukturuar...

Mediat italiane në 2010: Artur Bushi anëtar i një bande të strukturuar krimiale

164
0
Shares

Artur Bushi kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Krujës, i denoncuar sot nga Partia Demokratike, më herët ka qenë personazh edhe i denoncimeve të mediave italiane
Më 12 qershor 2010, mediat italiane shkruanin se pas hetimeve disa mujore, autoritetet italiane bënë të mundur shkatërrimin e një bande të trafikut të drogës ndërsa arrestuan 7 shtetas shqiptarë. Sipas mediave italiane, mësohet se në prangat e policisë përfunduan Bledar Debrova ose “Debli”, 34 vjeç i njohur edhe si kapo i bandës, Ndricim Hidraliv ose “Cimi”, 30 vjeç, Bujar Hasani ose “Polpetta”, 26 vjeç, Roland Abesci ose Landi, 46 vjeç, Artur Bushi ose “Turi”, 34 vjeç, Besim Kadiv e Erjan Tarja ose “Eri”, 27 vjeç.
Sipas mediave italiane të asaj kohe banda e shqiptarëve ishte mjaft mirë e strukturuar, teksa kryente transport të sasive të konsiderueshme të drogës nga Holanda për në Itali dhe që më pas shitej në tregun e brendshëm.
Anëtarët e bandës kishin role të mirëpërcaktuara dhe që vepronin pa rënë në sy, aq sa edhe komshinjtë i njihni për “djem të mirë”. Çdo muaj katër anëtarë të bandës fluturonin me orare dhe mënyra të ndryshme drejt Holandës për t’u takuar më pas në Amsterdam ku bënin pagesën e drogës dhe më pas transportimin e saj në Itali.
Më pas lënda narkotike paketohej dhe tregtohej pa bërë shumë zhurmë nga anëtarët në tregun e brendshëm kryesisht në qytetet e Breshias, Modenas, Piaçencës dhe Lukas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY