UÇK merr përsipër sulmin te Qeveria e Maqedonisë

UÇK merr përsipër sulmin te Qeveria e Maqedonisë

60
0
Shares

Sulmi ndaj Qeverisë së Maqedonisë me granatë tre ditë më parë është marrë përsipër nga UÇK me anë të një deklarate për shtyp që ëshët firmosur nga komandant “Kushtrimi”.
Një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, Ushtria Çlirimtare Kombëtare,  ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill 2015 rreth orës 21.00, kur u hodh një granatë  disa metra afër Qeverisë, pranë parkut të Qeverisë. Në këtë deklaratë sqarohet se është zgjedhur një orë e caktuar në mënyrë që të mos kishte viktima në njerëz.
Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce Dellçev”.
Komunikata e fundit e njohur me të njejtën nofkë doli se kishte kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte përbërë një skandal që pushtoi mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY