Prokuroria mbyll hetimet, shkon në gjykatë dosja e avionit të drogës që...

Prokuroria mbyll hetimet, shkon në gjykatë dosja e avionit të drogës që ra në Divjakë

180
0
Shares

Piloti Italian Giorgio Riformato dhe pesë shtetasit shqiptarë do të përgjigjen para Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e “trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike” në bashkëpunim.
Prokuroria për krime të rënda, mbylli hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj 6 të pandehurve, të cilët me anë të avionit “Piper” tentuan pasditën e datës 10 maj të 2013 të trafikonin drejt Italisë 305 kg hashash.
Për llogari të kësaj dosje, janë arrestuar piloti Italian Giorgo Riformato, organizatori i kësaj linje të trafikut të drogës Sajmir Bajrami dhe dy paketuesit e lëndës narkotike Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa. Ndërsa janë shpallur në kërkim ish-agjenti i antidrogës në policin e Fierit Mariglen Ymeraj dhe personi që ka gjetur lëndën narkotike dhe personat që paketuan atë, shtetasi Gerti Demçe.
Për zbardhjen e roleve të gjithë secilit në këtë rrjet, mësohet se kanë kontribuar me dëshmin e tyre Sajmir Bajrami dhe Kleviol Ahmetaj, të cilët kanë treguar me detaje të gjitha veprimet e kryera. Hetuesit thanë se Riformato kishte pranuar të bëntë transportin e lëndës narkotike në rrugë ajtore nga Shqipëria drejt Italisë kundrejt çmimit prej 400 euro për 1 kg drogë.  Mallin e kishte siguruar në Shqipëri ish-agjenti i policisë Mariglen Ymeraj së bashku me boxhenakun e tij Sajmir Bajrami, i cili ishte edhe personi i kontaktit në itali me pilotin Riformato. Ish-agjenti i policisë Ymeraj, njëherazi kishte gjetur me ndihmën e Gerti Demçes edhe dy personat e arrestuar Ahmetajn dhe Pupen për paketimin dhe më pas ngarkimin e lëndës narkotike në avionin që u rrëzua në plazhin e Divjakës.
Në dosjen e dorëzuar në gjykatë, prokurorët argumentojnë se Riformato pavarësisht qëndrimit mohues është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit së bashku me Bajramin me të cilin kishin parë edhe plazhin e Divjakës një ditë para se avionic I tij të ngec në rërën e plazhit. Në momentin e arrestimit, policia gjeti sasin prej 305 kg hashash si dhe Bajramit ju gjetën një sasi prej 27 mijë eurove, që mendohet se ishte kësti i parë i pagesës për pilotin që do të kryente transportin.
Sipas dosjes së dorëzuar në gjykatë, mësohet se hetimet për bashkpëunëtor të tjerë janë veçuar pasi është dërguar letër-porosia edhe në shtetin fiqnjë. Nga ana tjetër, hetuesit nuk kanë gjetur përgjegjësi penale për kullën e Alb-Kontrollit në Rinas të cilët i kanë dhënë lejë pilotit Italian për të ndryshuar itinerarin e fluturimit, ku edhe ka ngecur në plazhin e Divjakës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY