“Standard & Poor’s”: Shqipëria ruan të njëjtën notë BB pozitive

“Standard & Poor’s”: Shqipëria ruan të njëjtën notë BB pozitive

63
0
Shares

Agjencia prestigjioze e vlerësimit të ekonomisë Standard and Poor’s e mban të pandryshuar vlerësimin për financat e Shqipërisë, me notën BB pozitive.
Në raportin e fundit kompania është ndalur në disa parashikime për ecurinë ekonomike në vendin tonë, duke theksuar se ajo lidhet ngushtë me zbatimin korrekt të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Për vitin që kaloi kompania e vlerëson se rritja reale ekonomike ishte me 2.1 për qind. Për periudhën 2015 – 2017 ajo parashikon një rritje mesatare prej 3.9 për qind.
Në raport thuhet se në rritjen ekonomike do të ndikojnë eksportet, kryesisht të tekstileve dhe hidrokarbureve, por edhe konsumi i brendshëm dhe investimet e huaja direkte që pritet të jenë në sektorin e hidro – energjisë.
Sa i përket borxhit publik, Standard and Poor’s thotë se gjatë 2015-s pritet të ulet në 71.3 për qind, ndërsa deri në 2018-n pritet të reduktohet në 60.2 për qind. Me ulje pritet të jetë edhe defiçiti buxhetor. Si negative vlerësohet sundimi i dobët i ligjit dhe përhapja e korrupsionit, të cilat sipas raportit, vazhdojnë të  peshojnë mbi biznesin. Me ndikim negativ vlerësohet edhe rënia e remitancave nga emigrantët në Greqi e Itali, një rënie e ndeshje e dy viteve të fundit për shkak të krizës ekonomike.
Në vitet e ardhshme Standard and Poor’s thotë se të ardhurat nga emigrantët do të jenë më pak se 7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Megjithatë, vlerësimi pozitiv, thekson raporti, reflekton mundësinë që ka Shqipëria për të vijuar konsolidimin fiskal, bazuar në marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY