“Pallati i Brigadave” hapet për vizitorët

“Pallati i Brigadave” hapet për vizitorët

119
0
Shares

Pas 74 vite ekzistencë, Pallati i Brigadave do të shndërrohet në një hapësirë të vizitueshme edhe për qytetarët dhe turistët.
Ideja për ta bërë të prekshëm këtë objekt, që ruan në brendësi objekte të trashëgimisë tonë kulturore, është propozuar edhe më herët, sa herë “Pallati i Brigadave” është kthyer në mikëpritësin e ngjarjeve të ndryshme, veçanërisht atyre kulturore. Sot është vendosur që Pallati i Brigadave të mos përbëjë një zonë të ndaluar, por një Muze nga i cili do të burojnë të ardhura.
Ndërhyrja e parë dhe më emergjente për të shpëtuar nga shkatërrimi këtë gjurmë të arkitekturës italiane është ndërhyrja në sistemin e qarkullimit të ujërave dhe energjisë elektrike. Kjo është hera e parë që “Pallati i Brigadave” do të njohë një restaurim të plotë. Kjo fazë e cila do të sjellë një mbyllje të përkohshme të tij, do të kërkojë një kohë të gjatë.
“Pallati i Brigadave” përfundoi së ndërtuari në 1941. Fillimish do të shërbente si rezidencë e Mbretit Zog, por që ai nuk banoi asnjë ditë. Regjimi komunist e përdori për pritje dhe ceremoni shtetërore. Prej vitit 1992, emri i tij zyrtar është “Pallati Presidencial”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY