Behrami rrrezikon një dënim të rëndë për rrahjen me Djouroun

Behrami rrrezikon një dënim të rëndë për rrahjen me Djouroun

95
0
Shares

Valon Behrami pritet të dënohet rëndë nga Hamburgu pasi u rrah me Djouroun.
Futbollisti kosovar, Valon Behrami, është bërë protagonist në mediat gjermane e botërore të dielën.
Ai është rrahur me bashkëlojtarin e tij, Johan Djourou, në pushimin e pjesës së parë të takimit kundër Wolfsburgut.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy lojtarët kanë ofenduar njëri-tjetrin, për t’u kacafytur më pas. Ishte reagimi i bashkëlojtarëve ai i cili ndaloi gjithçka.
“Bild” raporton se të dy lojtarët do të dënohen rëndë nga krerët e klubit. Ndryshe, Hamburgu është duke kaluar një formë të tmerrshme dhe rrahja e lojtarëve ishte problemi i fundit që ky klub do të donte të kishte tani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY