Europarlametarët: Edi Rama të tërhiqet nga deklrata për “Shqipërinë e madhe”

Europarlametarët: Edi Rama të tërhiqet nga deklrata për “Shqipërinë e madhe”

57
0
Shares

Eurodeputetët nuk i kanë shpëtuar debateve mbi deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me bashkimin Shqipëri-Kosovë. Këto debate janë bërë ndërsa në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Bruksel po diskutohet raporti i Knut Fleckenstein për Shqipërinë,
Shqetësimi është ngritur nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e vetë Knut Fleckenstein për të mos lejuar më kryeministrin Rama të përsërisë deklarata të tilla.
Komentet e McAllister kanë marrë menjëherë reagimin e Tanja Fajon, e cila edhe pse ndau të njëjtin shqetësim mbi deklaratën e Ramës, kërkoi që eurodepuetët të përqëndohen te raporti mbi Shqipërinë.

Debatet


David Mcallister
“Ne e mirëpritëm vizitën e kryeministrit Rama në Beograd vitin e kaluar dhe shpresojmë që këto takime të vazhdojnë. Në atë vizitë kryeministri Rama e bëri të qartë që ai distancohet nga ideja e Shqipërisë së madhe. Por së fundmi ka patur disa komente jo produktive nga Rama, qëndrime prej të cilave ai duhet të distancohet sepse po këtu po flasim për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Ndaj do ta vlerësonim shumë që raportuesi Fleckenstein tja bëjë të qartë edhe përmes kësaj rezolutë z.Rama që duhet të distancohet nga këto lloj komentesh”.


Tanja Fajon
“Shpresoj që Shqipëria të nisë sa më shpejt negociatat për BE. Sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama për Kosovën nuk janë deklarata shumë të mira, por nga ana tjetër janë të papranueshme duke ju referuar fjalës së përdorur nga Kryeministri Rama: ‘Shqipëri e Madhe’”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY