Kryeministri Edi Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr premtime për...

Kryeministri Edi Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr premtime për rritje investimesh në Shqipëri

81
0
Shares

Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të rrisin investimet në Shqipëri. Garancia i është dhënë kryeministrit Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara.
“Sot në Emiratet e Bashkuara Arabe në pjesën e parë të një dite intensive takimesh me Kryetarin e Keshillit Kombëtar Federal Mohamed Al Murr dhe zëvendëskryeministrin, njëkohësisht President i Fondit të Investimeve, Sheikun Mansour për projektet konkrete të investimeve në Turizëm, Infrastrukturë, Agropërpunim, zhvillimin e Zonave Industriale, etj”, shkruan Rama në faqen e tij zyrtare në “facebook”.
Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kreu i diplomacisë Ditmir Bushati, Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputetët Blendi Klosi dhe Esmeralda Shkjau.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY